E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrethohen nga policia, djegin fuoristradën e vjedhur

Tropojë- I vënë zjarrin fuoristrdës së vjedhur për t’i shpëtuar rrethimit të policisë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në vijën kufitare në mes Shqipërisë e Kosovës, në zonën midis fshatit Vlad dhe Zherkës, në Bytyç. Burime të policisë kufitare të komisariatit të Tropojës bëjnë të ditur se shërbimet e policisë kufitare kanë rënë në gjurmët e trafikantëve të mjeteve motorike, që po kalonin një automjet të vjedhur nga Kosova në Shqipëri, në një shteg kalimi të pa miratuar në zonën e Zherkës.
***
Menjëherë policia është vënë në ndjekje të trafikantëve, të cilët janë kthyer mbrapsht me gjithë automjetin e vjedhur në drejtim të Kosovës. Ndërkohë që shërbimet e policisë kufitare shqiptare kanë vënë në dijeni edhe Shërbimin Policor të Kosovës. Forca të SHPK-së kanë ardhur në vendin e ngjarjes, ku kanë rrethuar vendin nga mund të kalonin trafikantët me autoveturën e vjedhur.
Duke qenë të rrethuar, dy trafikantët kanë dalë nga automjeti dhe e kanë spërkatur atë me lëndë djegëse, duke i vënë flakën. Ndërsa automjeti ka vazhduar të digjej, dy trafikantët janë larguar nga vendi i ngjarjes pa arritur që të kapen nga policitë e të dy vendeve. Policia e Tropojës ka kryer ekspertizën e automjetit të djegur, nga ku ka rezultuar se ka qenë i markës “Tyaota” me targë 505KS074, prodhim i viteve të fundit. Policia e Tropojës po punon për kapjen e dy trafikantëve, që tashmë janë të identifikuar nga ana e policisë.
***
Policia e UNMIK-ut dhe Shërbimi Policor i Kosovës kanë shfaqur shqetësimin për përhapjen e fenomenit të vjedhjes së autoveturave në rajonin e Gjakovës dhe kalimin e tyre për në Shqipëri përmes kufirit jeshil në pikë-kalime të pamiratuara kryesisht në zonën e Tropojës. Këtë shqetësim ato e kanë paraqitur në takime të përbashkëta që zhvillohen në mes të policisë së Kukësit dhe policisë së rajoneve kufitare të Prizrenit, Gjakovës e Pejës. “Në qytetin e Gjakovës, por edhe në fshatrat rreth saj ka filluar të shfaqet dukshëm fenomeni i vjedhjes së autoveturave, ku një ndër linjat e trafikut të këtyre automjeteve të vjedhura është edhe për në Shqipëri”,-kanë deklaruar përfaqësuesit e policisë së Kosovës në takim me homologët nga Shqipëria. Policia që vepron në Gjakovë ka identifikuar tre drejtime kryesore për nga qarkullojnë automjetet e vjedhura në këtë qytet. Sipas policisë, një drejtim është ai nga Rahoveci, tjetri nga Prishtina, ndërsa i treti është nga Deçani me destinacion kufirin me Shqipërinë.
***
Përfaqësuesit e policisë së qarkut të Kukësit kanë pranuar faktin se pavarësisht nga lufta që i është bërë trafikut të mjeteve motorike me prejardhje nga Kosova, ende vazhdojnë të jenë të pranishme linja të trafikut të këtyre automjeteve, që realizohen përmes kufirit jeshil Kosovë-Shqipëri, por edhe përmes pikë-kalimeve kufitare me dokumente të falsifikuara. Policia, por edhe shërbimet e tjera të specializuara në Shqipërikanë përcaktuar si linja të trafikut të mjeteve motorike nga Kosova në Shqipëri, zonën e Padeshit, Qafë-Stoberën e Zherkën në zonën e Tropojës, Dobrunë-Goden në rrethin e Hasit dhe Shishtavec-Krushevo, në zonëne Kukësit. Këto linja trafiku kanë filluar të funksionojnë pas qershorit të vitit 1999. Dhjetëra automjete janë kapur nga policia shqiptare sidomos në zonën e Tropojës, pikërisht në Qafë-Stoberdë dhe Padesh kufi me Gjakovën e Pejën. Ndërkohë që më i vogël në numër ka qenë trafiku i mjeteve motorike në kufirin me zonën e Hasit dhe atë të Kukësit në Shqipëri. ‘Viktima’ të këtij trafiku kanë rënë edhe automjetet e Administratës Civile të OKB-së që vepron në Kosovë. Policia e UNMIK-ut ka shpërndarë pranë autoriteteve policore shqiptaretë dhënat për rreth 60 automjete tip”Tayota 4 Runner”, pronë e UNMIK-ut që rezultojnë të vjedhura. Ndërkohë policia shqiptare , ka arritur t’i kthejë policisë së UNMIK-ut16 automjete, pronë e saj , të kapura në Shqipëri. Krahas automjeteve të policisë së UNMIK-ut , policia e Kukësit, Hasit, Pukës,veçanërisht ajo e Tropojëskanë bllokuar deri tani rreth 80 automjete të markave të ndryshme, pronë e shtetasve nga Kosova.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›