E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te kerkuar per vjedhje, tre ne pranga

TIRANE - Tre persona te shpallur ne kerkim rane dje ne prangat e policise se Tiranes. Leart Cala, 30 vjec, banues ne Kavaje, eshte kapur nga agjentet, pasi dyshohet te jete autor i vjedhjes se nje banese ne Golem, ku ka marre bizhuteri, varese dhe unaza. Ngjarja ka ndodhur para dy javesh, por eshte denoncuar diten e djeshme. Cala, sipas policise, dyshohet se me 18 shkurt te ketij viti, rreth ores 18:00, i dehur, ka demtuar sende dhe objekte shtepiake ne banesen e tij, duke thyer nje xham dritareje dhe nje abazhur. Nderkohe qe po dje, u mundesua kapja e Hysen Ademit, 42 vjec, nga Tirana, i denuar me pare per “shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor”, pasi Gjykata e Tiranes, me vendim te dates 2 shkurt te nje viti me pare, e ka denuar me 6 muaj burg, per vepren penale te “vjedhjes se mbetur ne tentative”. Policia beri me dije se edhe nga ana e seksionit Kunder Vjedhjeve te Automjeteve, u be e mundur zbulimi i grabitjes se mjetit tip “Benz”, me targa TR 0597 K, ku autor dyshohet te jete Ndricim Matoshi, i arrestuar tri dite me pare.
A.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›