E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrezikon jetën pas rrahjes, shpallen në kërkim autorët

E masakrojnë me grushte dhe mjete
të forta, procedimi penal për autorët
nis disa ditë më pas. Është
konsideruar një sherr banal pa pasoja ai
që ndodhi mbrëmjen e 8 majit pranë një
lokali në lagjen 18 të Durrësit, po pasojat
e tij kanë vënë në rrezik serioz jetën e një
njeriu. Gëzim Dauti nga Durrësi ka përfunduar
në Spitalin Ushtarak të Tiranës
në gjendje kritike për jetën. Mbrëmjen e
kaluar, shërbimet e policisë, pas marrjes
së njoftimit nga Spitali, bënë ndalimin e
43-vjeçarit, Fatmir Bajrami nga Durrësi,
ndërkohë që kanë shpallur kërkimin për
dy personat e tjerë që kanë marrë pjesë
në sherr. Mësohet se në kërkim janë
shpallur Aleksandër Mazniku dhe Mustafa
Korra. Këta dy persona, së bashku
me të ndaluarin Bajrami, pas një konflikti
për motive të dobëta në lagjen e tyre,
kanë qëlluar me grushte dhe mjete të
forta Gëzim Dautin, i cili si pasojë e
goditjeve të marra ka mbetur i dëmtuar.
Pas ngjarjes ai ka shkuar në Spitalin e
Durrësit për të marrë ndihmë mjekësore
dhe më pas ka dalë nga spitali. Policia
fillimisht e ka konsideruar ngjarjen një
sherr banal mes romësh dhe nuk ka nisur
veprimet e para, por dy ditë më parë
i dëmtuari ka ndjerë shqetësime në
kokë. Mjekët kanë konstatuar se
shqetësimet kanë ardhur si pasojë e
goditjeve të marra gjatë rrahjes që ka
pësuar një javë më parë. Për këtë arsye,
Dauti është shtruar në Spitalin Ushtarak
në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën.
Nga ekzaminimet e bëra në këtë spital
rezulton se ka një hematomë të madhe
gjaku në tru e shkaktuar nga goditjet që
ka marrë nga mjetet e forta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›