Autoritetet i druhen vetëvrasjes së Fritz
Autoritetet e burgjeve në Austri kanë shtuar masat vëzhguese ndaj babait përbindësh, Jozef Fritz, pasi besojnë se po shfaq gjithnjë e më shumë shenja që tregojnë se mund të tentojë vetëvrasjen. Erich Huber-Gunsthofer, zëvendëspresident i burgut ku mbahet përkohësisht Jozef Fritz, deri në çastin kur do të transferohet në një institucion psikiatrik, tha se gjendja e tij mendore është përkeqësuar ndjeshëm që pas marrjes së dënimit të përjetshëm për dhunimin e burgosjen e së bijës dhe vrasjen e një prej foshnjave që lindi me të.