E Diel, 1 Nëntor 2026

Rreziku që vjen nga rreshtimi i Al Kaedës së Sirisë me koalicionin e fitimtarëve

19-12-2012 / Nga Daniele Raineri

Nga Daniele Raineri  
(Il Foglio)

Për rebelët sirianë, Jabhat Nusra, është grupi më efektiv dhe më i rrezikshëm në luftën kundër qeverisë së Bashar al-Asad. Për Administratën Obama është thjesht një version tjetër i fytyrës së armikut të vjetër, Al-Kaedës në Irak, dhe përbën një arsye tjetër për një ndërhyrje ushtarake në Siri, nëse Assad do të humbasë kontrollin e depove të armëve kimike. Luftëtarë të lirisë apo terroristë? Kështu etiketohet ky grup nga këndvështrimi respektivisht amerikan dhe ai rebel, të cilët në teori janë vetëm dy aleatë formalë-javën e kaluar Shtetet e Bashkuara e kanë njohur opozitën si përfaqësuesen legjitime të Sirisë.
Lindja e Nusra al Jabhat-it në janar 2012 është një nga faktorët që shpjegon se pse ushtria siriane, e cila ishte ndoshta më e fuqishmja në Lindjen e Mesme, me mijëra tanke, aeroplanë, helikopterë, me mbështetjen e jashtme të Iranit dhe pa asnjë mëshirë humanitare, është tani duke humbur luftën civile dhe po tërhiqet në kryeqytet, Damask, për të mbrojtur presidentin Assad në betejën finale. Jabhat të Nusra i ka shmangur kontaktet me gazetarët në Siri, por një lëvizje xhihadiste kurrë nuk ka qenë kaq e ekspozuar sa ky grup. Anekdotat e mbledhura nga rebelët japin një përfytyrim të karakteristikave të kësaj lëvizje xhihadiste. Jabhat të Nusra ka zhbllokuar barrikadat ushtarake pasi ajo nuk ka frikë nga vdekja. Ushtarët saj rezonojnë tmerr tek sytë e armikut, e me veshje të errëta, me mjekër dhe flokë të gjata, ata vërshojnë për të luftuar kundër Assad-it: "Ishim pa municione dhe të rrethuar nga ushtarët e qeverisë. Por u shfaqën ata me një kamion të mbushur me eksploziv me të cilin hodhën në erë bllokadën ushtarake të qeverise. Është e vështirë për të kapur pikat e kontrollit dhe postblloqet e qeverisë, pasi ato janë të fortifikuara mirë dhe të mbrojtura nga tanket, por grupi Jabhat, me sulmet e saj kamikaze, duke na i hapur kështu rrugët”, shprehen rebelët. Ideologjia islamike dhe fanatizmi për martirizimin e grupit shpjegojnë episodet e suksesit në luftë. Arsyet e  tjera që shpjegojnë efikasitetin e saj në luftë mund të përmendim faktet se është formuar në pjesën më të madhe nga veteranët e luftërave në Lindjen e Mesme - shumë prej tyre kanë luftuar në Irak kundër amerikanëve - dhe grupi merr fonde nga disa portofola bujarë në Gjirin Persik. Ata kanë gjithashtu një inteligjencë të shkëlqyer: janë në gjendje për t’u infiltruar brenda institucioneve shtetërore në qendër të Damaskut nëpërmjet misioneve vetëvrasës dhe javën e kaluar shpërthyen tri bomba në Ministrinë e Brendshme, duke plaguar edhe ministrin.
Jabhat të Nusra tërheq vullnetarë nga e gjithë bota. Një nëngrup i tij, Katib al Mojahirin, "Batalioni i të huajve", është formuar me luftëtarë të ardhur jashtë Sirisë.  Në videot e vrasjeve masive të ushtarëve të sigurisë , nga radhë e këtij grupi shfaqen libianë, sauditë, irakianë, tunizianë. 
Pas këtyre sagave të akteve terroriste, administrata amerikane ka vendosur ta vendosë grupin në listën e "organizatave terroriste globale" dhe për këtë veprim të SHBA-së, midis rebelëve është shfaqur një ndjenjë antipatie ndaj Obamës. Në të gjithë vendin janë ngritur parulla se “terroristi i vetëm është Assad” dhe se “Jabhat Nusra është një prej nesh". "Jabhat Nusra luftoi me ne, kur bota na shpërfilli, tani ne luftojmë për Jabhat Nusra kundër botës", u shprehën rebelët ndër të tjera.
Pavarësisht këtyre parullave, Uashingtoni e barazon fundin e Asadit me Jabhat Nusra. Administrata ka treguar se mund të jetë fleksibël në përfshirjen e organizatave të ndryshme në listën globale të terroristëve. SHBA ka pritur për vite, për shembull, para përfshirjes së grupit Hakani në Afganistan në listë, pasi shpresonte se mund të negocionte me këtë grup. Por nuk ka dyshime për grupin Jabhat Nusra. Kreu i kësaj organizate është i njëjti person që komandon Al-Kaedën në Irak bën të ditur Departamenti i Shtetit.
Administrata Obama ka bërë një lëvizje parandaluese, në mënyrë që të autorizojë një ndërhyrje ushtarake në Siri në ras se Jubhat Nursa fiton kontrollin mbi armët kimike të Assadit.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›