Rrëzimi i Enverit të përkujtohet më 20 shkurt
“Dita e 20 e muajit shkurt, e njëjta që në vitin e largët 1991 solli rrëzimin e statujës së diktatorit komunist shqiptar Enver Hoxha, të shpallet dita e rrëzimit të simboleve të komunizmit”. Ky është thelbi i një kërkese/deklarate të firmosur nga më shumë se 200 personalitete të ndryshme të jetës së vendit dhe ish-pjesëmarrës në këtë ngjarje të pazakontë, e vlerësuar edhe si dita kur përfundimisht ngrehina e komunizmit shqiptar mori goditjen e fundit të madhe. Deklarata është hartuar nga një grup ish-pjesëmarrësish në këtë ngjarje dhe është përshëndetur e mbështetur nga një numër i madh personalitetesh shqiptarë, filluar nga politika. Hartuesit e deklaratës, që në rreshtat e parë të saj kanë shpjeguar se përse krerët e shtetit shqiptar duhet të marrin parasysh kërkesën e tyre, se sa të rëndësishme ishin për Shqipërinë dhe shqiptarët zhvillimet e kësaj dite dhe përse duhet të përkujtohet. Sipas hartuesve të deklaratës: “Rrëzimi i monumentit të diktatorit komunist ishte momenti më kulmor historik i shekullit të kaluar për popullin shqiptar... Prandaj, për ne është një detyrim moral e shpirtëror, që ta pasqyrojmë më së miri këtë ngjarje, në mënyrë që edhe brezat e ardhshëm të njohin të vërtetën e asaj dite, që ndau dy sisteme, përmbysjen e diktaturës komuniste, vendosjen e demokracisë dhe të fesë në Shqipëri”. Më tej hartuesit e deklaratës kanë përshkruar në mënyrë të hollësishme zhvillimin e ngjarjeve deri në rrëzimin e statujës, fillimet e lëvizjes studentore në fundvitin 1990, krijimin e Partisë Demokratike, grevat e minatorëve e të tjera zhvillime për të mbërritur te greva e urisë e studentëve për heqjen e simboleve të diktaturës nga Universiteti i Tiranës dhe, për rrjedhojë, edhe nga diplomat me të cilat pajiseshim. Më tej ngjarjet e datës 20 shkurt 1991, kur u rrëzua statuja, përshkruhen me hollësi të admirueshme. Në të njëjtin material përmenden edhe emrat e protagonistëve të ngjarjes, të cilët organizuan protestën që kulmoi me rrëzimin spektakolar të statujës së Enver Hoxhës dhe tërheqjen zvarrë të mbeturinave të saj në drejtim të Qytetit Studenti. Kërkesa/deklarata i drejtohet një sërë personalitetesh të larta të shtetit shqiptar, nisur nga Presidenti Bamir Topi, Kryeministri Sali Berisha, Kryeparlamentarja Jozefina Topalli e të tjerë, por në krye të saj janë vendosur emrat e titujt e Shenjtërisë së tij Papa Benediktit të XVI dhe Shkëlqesisë së tij Jose Manuel Barroso – President i Komisionit Europian. E njëjta deklaratë thuhet se u është dërguar edhe të gjithë ambasadorëve të huaj të akredituar në Shqipëri, filluar nga ai amerikan. Ndërsa kërkesat, nisur nga shpallja e datës 20 shkurt 1991 si “Dita e Rrëzimit të Simboleve Komuniste”, janë disa. Kështu hartuesit kërkojnë që protagonistët kryesorë të dekorohen nga Presidenti i Republikës, të pasqyrohet kjo ngjarje në librat e historisë së shkollave si dhe në pavijonin e demokracisë pranë Muzeut Historik Kombëtar. Po kështu hartuesit kërkojnë që për këtë ngjarje të realizohet një dokumentar me metrazh të gjatë.
Në fund të deklaratës ka edhe një listë kërkesash të tjera. Kështu hartuesit i luten Shenjtërisë së tij Papa Benediktit XVI si dhe Shkëlqesisë së tij Jose Manuel Barroso – President i Komisionit Europian, që në shenjë respekti ndaj popullit demokrat të Tiranës të presin një përfaqësi të protagonistëve kryesorë të kësaj ngjarje kaq të madhe historike. Më tej i kërkohet z. Bamir Topi, President i Republikës, që në shenjë respekti, të dekorojë ata ish-protestues protagonistë, të cilët sakrifikuan më shumë për këtë ditë më të shënuar historike. Deklarata mbyllet me listat e plota të firmëtarëve, të ndarë në dy kategori; në njërën janë emrat e personaliteteve që e kanë mbështetur këtë kërkesë, ndërsa në tjetrën emrat e ish-protagonistëve të ngjarjes, të cilët janë edhe inicuesit e kësaj nisme.
Personalitetet që mbështetën deklaratën
1. Alfred Moisiu
2. Aleksandër Meksi
3. Nard Ndoka
4. Neritan Ceka
5. Dashamir Shehi
6. Tritan Shehu
7. Preç Zogaj
8. Arjan Madhi
9. Sali Shehu
10. Baki Shehi
11. Lajla Përnaska
12. Parid Teferici
13. Frrok Gjini
14. Jak Ndokaj
15. Rahim Kaleci
16. Galip Ramadhi
17. Gilman Bakalli
18. Sami Gjergji
19. Maksim Konomi
20. Antoneta Deda
21. Lazër Stani
22. Ruzhdi Keçi
23. Gëzim Kalaja
24. Simon Mirakaj
25. Mentor Petrela
26. Hysen Heta
27. Fatmira Hajdari
28. Lavdie Nelaj
29. Sali Kelmendi
30. Albert Brojka
31. Arben Tafaj
32. Gerti Bogdani
33. Lindita Nikolla
34. Përparim Bodinaku
35. Pandeli Sara
36. Armond Halebi
37. Eduart Kelmendi
38. Seit Mici
39. Ardian Tana
40. Saimir Rusheku
41. Iris Maçi
42. Andon Merdani
43. Henrieus Velokamp
44. George Frendo
45. Baba Edmond Brahimaj
46. Adrian Kati
47. Mujo Buçpapaj
48. Luigj Bytyçi
49. Refik Halili
50. Skënder Qendro
51. Elsa Ballauri
52. Erion Veliaj
53. Gani Lami
54. Vladimir Beja
55. Fiqiri Xibri
56. Abdulla Omuri
57. Besim Ndregjoni
58. Shefki Çupi
59. Ylli Komti
60. Lili Ndoci
61. Lili Mitrovica
62. Reshat Kripa
63. Zhani Ciko
64. Ahmet Sulstarova
65. Gani Beliu (Mëniku)
66. Ilir Çumani
67. Rrahman Parllaku
68. Mehdi Pogaçe
69. Vesel Lozi
70. Hysen Daja
71. Pranvera Bodinaku
72. Reshat Ibrahimi
73. Bajram Kruja
74. Flutra Hasko
75. Jorgji Qirjako
76. Jerina Zaloshnja
77. Sotir Qiriako
78. Blendi Fevziu
79. Agim Buxheli
80. Tefta Radi
81. Bujar Kore
82. Muharrem Dhëmbi
83. Lulzim Balla
84. Pandeli Polena
85. Bujar Huta
86. Vladimir Mataj
87. Artan Fortuzi
88. Kozeta Mamaqi
89. Sonja Mamaqi
90. Hajrie Hasanaj
91. Dhimitër Ndrenika
92. Jorgji Terca
93. Dëfrim Spahiu
94. Ilmi Hysolli
95. Kozeta Zavalani
96. Muharrem Koliqi
97. Kastriot Bajraktari
98. Beqir Shabaj
99. Riza Bregu
100. Leonard Prifti
101. Angjelina Dine
102. Mahmud Dodgjini
103. Sinan Isufi
104. Eduart Ypi
105. Çerçiz Loloçi
106. Andi Beliu
107. Ibrahim Kërçiku
Ish-pjesëmarrës të ngjarjeve që firmosën
1. Saimir Maloku
2. Ardian Heta
3. Xhovalin Çokani
4. Albert Risilia
5. Arben Ramaj
6. Astrit Hatellari
7. Hyget Borova
8. Lida Bezhani
9. Sanije Vojka
10. Liliana Llapaj
11. Lindita Hamiti
12. Vera Rada
13. Agron Spaho
14. Xhemal Zhuri
15. Skënder Topi
16. Gëzim Vojka
17. Dorant Vojka
18. Arben Beli
19. Igli Hasko
20. Përparim Rama
21. Hysen Hamiti
22. Agron Hoxha
23. Fatmira Maloku
24. Meliha Topi
25. Edmond Vrapi
26. Ismete Rushiti
27. Zyhra Izeti
28. Naim Liçi
29. Leonard Plaka
30. Beniamin Gega
31. Rudina Cara
32. Eduart Jegeni
33. Emine Aga
34. Hamide Mëniku
35. Agim Mëniku
36. Izedin Çela
37. Besnik Heta
38. Dallëndyshe Dashi
39. Xheladin Çaushi
40. Agron Balla
41. Mereme Balla
42. Rasim Çiku
43. Fatmir Dashi
44. Hajrie Dashi
45. Gazmend Ruseti
46. Loreta Qirjaqi
47. Hajredin Fratari
48. Haxhi Ruka
49. Agim Elbasani
50. Liri Ruka
51. Emilio Ruka
52. Hafsa Hoxha
53. Beqir Turtulli
54. Edmond Kastrioti
55. Luljeta Kastrioti
56. Manola Kelmendi
57. Kadri Cara
58. Lumturi Cara
59. Elgert Cara
60. Metaldo Cara
61. Gazmend Shehi
62. Stavri Çoka
63. Fatmir Topi
64. Naxhije Bodinaku
65. Adrian Bodinaku
66. Alma Bica
67. Luan Bica
68. Diana Lulegjuraj
69. Mukades Vorpsi
70. Seit Vorpsi
71. Tedi Vokshi
72. Lumturie Pilkati
73. Vilma Hyka
74. Ilir Bushi
75. Ruzhdi Ibrahimi
76. Loreta Shkurti
77. Avni Dani
78. Arjan Hazizaj
79. Betina Duri
80. Alfred Loka
81. Napolon Hasanaj
82. Frederik Berisha
83. Artur Shemaj
84. Skënder Luari
85. Fatmira Kosta
86. Zyhdi Morava
87. Edmond Vrapi
88. Hamide Çaushi
89. Suzana Kadilli
90. Fatmira Kosta
91. Vjollca Mancaku
92. Gëzim Dema
93. Kleanthi Kekezi
94. Adnan Baholli
95. Natasha Gërdeci
96. Ajet Lamaj
97. Agim Preza
98. Florika Preza
99. Sami Pashaj
100. Behare Pashaj
101. Drita Dyrmishi
102. Bajram Dyrmishi
103. Aldo Guga
104. Mehmet Kumi
105. Shpresa Kumi
106. Bujar Veliaj
107. Spartak Veliaj
108. Tefik Dashi