Rrëzimi i alibisë
Dritan Ylli
Asnjëri nga lidershipi i LSI, qoftë dhe për një herë të vetme, nuk ka artikuluar ndonjë deklaratë pohuese, për bashkëpunim paszgjedhor me PD-në, duke mos lënë as nënkuptime për një gjë të tillë. Përkundrazi është shprehur qartë se objektivi kryesor i politikbërjes së kësaj force politike është fitorja e opozitës, një qeverisje sociale, që t’u japë zgjidhje shqetësimeve të qytetarëve si dhe largimi i Berishës. Pavarësisht kësaj, konfirmimi i qartë i liderit të LSI, për koalicion paszgjedhor me socialistët dhe PS, çuditërisht gjeti shumë terren komentues në media dhe opinionin publik. Madje deklarata e Metës, që ishte krejtësisht në koherencë me qëndrimet e mëparshme, u trajtua si lajmi më i rëndësishëm politik i pragfushatës zgjedhore.
Janë dy konkluzione të rëndësishme që me siguri do të pasojnë post-reagimet mediatike apo politike të deklaratës së kreut të LSI. E para u vu re vetëm një orë pas artikulimit të qartë të Metës. Një “keqardhje” e shprehur hapur, për rrëzimin e një alibie që prej muajsh amplifikohet në mënyrë krejtësisht të pandershme, për të krijuar një lloj çoroditje tek elektorati i majtë dhe opozitar, që kërkojnë largimin sa më të shpejtë të Berishës. LSI ka denoncuar publikisht bashkëpunimin e paprinciptë të lidershipit të PS me Berishën për Kushtetutën që u ndryshua pa pyetur fare për sovranin, duke shkelur ekuilibrat që garantojnë pavarësinë e institucioneve. Në të njëjtën mënyrë parimore LSI ka mbajtur qëndrim kritik edhe ndaj hartimit të një Kodi Zgjedhor përjashtues dhe antidemokratik, duke vënë edhe sot e kësaj dite në rrezik standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Por, denoncimi i gafave politike të lidershipit aktual të PS, nuk ka si të jenë alibi, që LSI dashka të bëjë qeverinë e pas 28 qershorit me Berishën. Me deklaratën e Metës, tashmë kjo alibi artificiale është krejtësisht e rënë.
Konkluzioni i dytë, i lidhur organikisht me të parin, është fakti i zhvleftësimit të çdo deklarate diversive të mëtejshme të lidershipit të PS, për të përmendur bashkëpunime imagjinare paszgjedhore me Berishën.
Tashmë të dyja linjat që i shërbyen tezës, se LSI do të bëjë koalicion me PD, që përfaqësohen nga njëra anë nga lidershipi aktual i PS dhe nga ana tjetër nga vetë kryeministri dhe kryetari në ikje i PD-së, mund të konsiderohen të dështuara. Nuk përjashtohet mundësia që zëdhënësit e porositur, të vazhdojnë të ushqejnë me lugë bosh ndonjë media, me deklarata të tipit vota për LSI është votë për Berishën. Por, është e rëndësishme të mos ndodhë si në 2005, që kandidatë të PS bënin thirrje të mos votohej LSI dhe kërkonin vota për Xhuvelin, duke i çuar në hambarin e Berishës.
Nga ana tjetër ashtu siç bëri gjoja pa dashje, në emisionin “Opinion”, Berisha do të vazhdojë të krijojë gjithnjë një evazivitet diversiv në publik, në përpjekje për të përçarë sa më shumë të majtën. Ai me kast ka lënë të paqartë,- dhe këtë qëndrim do të mbajë deri në 28 qershor, -forcën politike që ka në mendje për të thirrur në koalicion qeverisës, duke pretenduar (e pamundur kjo!) që koalicioni i djathtë të marrë më shumë vota. Politika zyrtare e PS, e yshtur nga kompleksi i “mizës nën kësulë”, me siguri do të vazhdojë të kërkojë qiqra në hell për të krijuar përshtypjen se “doktori i rrahjes së shpatullave”, i bashkëpunimit për reforma, që nuk sollën asnjë dobi në punësimin e njerëzve, rritjen e mirëqenies apo luftën kundër korrupsionit, do LSI-në për partnere paszgjedhore. Duke harruar se Berisha në fakt nuk arriti t’i bënte dot me LSI prej një viti gjithë ato marifete antikushtetuese, apo afera korruptive, por përkundrazi i bëri me lidershipin aktual zyrtar të PS.
Deklarata e prerë e Metës, pa ekuivok e hodhi poshtë këtë pretendim, që me shumë “sakrifica” u rrek të hidhej si një ëndërr mashtruese tek elektorati i majtë. Por, LSI gjithnjë ka qenë e qartë dhe koherente në politikën e saj për të nxjerrë përfundimisht në pension Berishën dhe për të sjellë në pushtet një qeverisje më të mirë për shqiptarët. Këtij qëllimi LSI i ka shërbyer gjatë këtyre 4 viteve në një opozitë konsekuente dhe të palëkundur ndaj fenomeneve negative të qeverisë së Gërdecit. Edhe tani të njëjtën gjë po bën në ndërtimin e koalicioneve parazgjedhore, sikurse është mjaft e qartë edhe për alternativën që do të vijë pas 28 qershorit, për të qeverisur shqiptarët. Përsa i përket koalicionit parazgjedhor, në përshtatje me sistemin zgjedhor në thelb proporcional, ka një garanci të plotë që dy koalicione të majta të maksimizojnë votën e opozitës. Duke qenë në konkurrim me njëra-tjetrën të dy këto koalicione, kanë mundësi të mos lënë jashtë kutisë vota të pavendosura, sikurse të parandalojnë çdo rrjedhje të elektoratit, si pasojë e pakënaqësive që janë të pashmangshme në fushata zgjedhore. Madje edhe largimet nga njëra forcë tek tjetra, të trumbetuara aq fort në media, nuk janë gjë tjetër veçse një ujë, që rrjedh natyrshëm nga njëra enë në tjetrën, por që nuk ikën kot.
Duke rrëzuar çdo alibi, Meta largoi dyshimet tek çdo skeptik i keqinformuar, që LSI do të bëjë një koalicion paszgjedhor me Berishën. Kështu që edhe përshtypja e gabuar që disa media dhe zëdhënës të porositur arritën të krijonin sadopak në opinionin publik, është fashitur krejtësisht. Deklaratën e Metës, se LSI do të bëjë koalicion me PS pas zgjedhjeve, vlen të lexohet nga të gjithë, por në veçanti nga të majtët si një apel për secilin koalicion opozitar; që është koha për energji pozitive në drejtim të alternativës që ofrohet për të pasur një tjetër qeverisje pas 28 Qershorit. Nuk ka pse të investohet kaq shumë në diversion, duke iu lodhur mendjen njerëzve se cili prej koalicioneve do ti bashkëngjitet nesër Berishës. Natyrisht që garancia e Metës për koalicion paszgjedhor me socialistët, nuk do të thotë që LSI të mos kritikojë më problemet e lidershipit aktual të PS, apo qoftë dhe anasjelltas. Qeverisja e ardhshme e përbashkët do të ngrihet mbi moral dhe principe të shëndosha dhe mbi programin më të mirë për përmirësimin e jetës së qytetarëve shqiptarë dhe jo mbi bazën e interesave të grupeve të caktuara.
Ndaj kundrejt linjave diversive, LSI ka vendosur të ruajë energjitë, për t’i shpenzuar për qëllime më madhore. LSI ka nisur të shpalosë programin e saj që të gjithë familjet shqiptare, të kenë të paktën një të punësuar, gjë që ndikon në rritjen e mirëqenies apo që prodhimi vendas të mos jetë më inferior kundrejt importit.
Në 28 qershor, në krye të vendit është shumë e rëndësishme të vijë një qeverisje që mendon për shqiptarët dhe jo të kemi një rotacion të thjeshtë të kastës.