Tiranë, KRRT miraton 27 leje ndërtimi
zirina llambro
Këshilli i Rregullimit të Territorit të Tiranës jep OK për 27 leje dhe sheshe ndërtimi. Pos tyre, në mbledhjen e zhvilluar dje, u miratuan edhe 19 projekte publike, pjesa më e madhe rrugë. Në listën e rikonstruksioneve është gjimnazi “Petro Nini Luarasi”, të cilit do t’i shtohen edhe ambiente të tjera. Në total, u miratuan 46 kërkesa. Ashtu siç kishin deklaruar një ditë më parë, anëtarët e Qeverisë në Këshillin e Rregullimit të Territorit nuk morën pjesë në mbledhje. Por kuorumi u plotësua pasi veç anëtarëve të majtë në sallë ishte edhe kryetari i Bashkisë njëkohësisht dhe kreu i KRRT si dhe anëtari i pavarur i saj. Sipas ligjit, KRRT i zhvillon mbledhjet e tij atëherë kur ato thirren nga kryetari. Për të marrë vendimet duhet të jenë të pranishëm në sallë 2/3 e anëtarëve. Sipas deklaratës së një dite më parë përfaqësuesit e maxhorancës në këshill bënë me dije se do të bojkotonin sallën e mbledhjeve derisa bashkia të kalojë për miratim planin rregullues për kryeqytetin. “Ne si profesionistë nuk do të marrim pjesë në mbledhje, nuk mund të bëhemi palë e shkatërrimit të kryeqytetit. Kërkojmë miratimin e planit rregullues, kërkojmë një zhvillim që të ketë një plan sa më të mirë për Tiranën dhe nuk kërkojmë lejet e ndërtimit”, u shpreh anëtari i qeverisë, Marin Biçoku. Por me gjithë mungesën e tyre, mbledhja e KRRT nisi e u mbyll krejt normalisht dhe pa rrezikuar të shtyhej. Sa i përket planit rregullues, anëtarët e djathë të KRRT–së pretendojnë se bashkia ka shkelur disa herë afatet për miratimin e planit rregullues.
vendimet e krrt-së
Leje Ndërtimi për Objekt 8 Kat Rr. “Kavajës” Ndërtues “DELTA KONSTRUKSION”
Shesh Ndërtimi për Objekt 6 Kat Rr. “Don Bosko”
Shesh Ndërtimi për Objekt 9 Kat Rr. “Mihal Grameno”
Shesh Ndërtimi për Objekt 7 Kat Rr. “Kavajës”
Shesh Ndërtimi për Objekt 6 Kat Rr. “Fabrika e Qelqit Kombinat”
Shesh Ndërtimi për Objekt 7-9 Kat Rr. “Dervish Hima”
Leje Ndërtimi për Objekt 8 Kat Rr. “Riza Cerova” , “Sul Bega” Ndërtues “Vila Park ALB”
Kërkesë Ndryshim Projekti Teknik për Objekt 12 Kat Rr. “Kavajës”
Ndërtues: “Hamzai Konstruksion”
Kërkesë Ndryshim Projekti Teknik për Objekt 4 Kat Rr. “Hodo Beg”,
ndërtues “Delta Co” shpk
Kërkesë për leje ndërtimi Rr. “Sami Frashëri”, ndërtues “Univers ALB”
Kërkesë për leje ndërtimi për Objekt 9 Kat Rr. “Komuna e Parisit” Ndërtues “KIKA”
Kërkesë Ndryshim Projekti Teknik për Objekt 7 Kat Rr. “Qemal Stafa”,
ndërtues “S.N.D. Konstruksion”
Shesh Ndërtimi për Objekt 9 Kat Rr. “Teli Ndini”
Leje Ndërtimi për Objekt 7 Kat Rr. “Frosina Plaku”, ndërtues “A & EM”
Leje ndërtimi për objekt 7 kat Rr “Komuna e parisit”, ndërtues :”Universal”
Leje ndërtimi objekt 2+5 kat Rr “Hodo Beg”, ndërtues “Ponari Consturction”
Leje ndërtimi për objekt t 2,6,9 kat Rr “Jordan Misja”, ndërtues :Erjoni sh.p. k
Leje ndërtimi për objekt 8 kat Rr “ Nazmi Rushit”, ndërtues: “Palushi”
Leje ndërtimi për objekt 6 dhe 8 kat Rr “Jordan Misja”, ndërtues: “Katër gryket”
Leje ndërtimi për objekt 5-6 kat Rr “Dibrës”, ndërtues: “Mojsiu”
Leje ndërtimi për objekt 1 kat Rr. “Aleksandër Moisiu”
Saktësim të sheshit të ndërtimit, të miratuar dhe leje ndërtimi për objekt 3 kat
Rr. “Dhimitër Kamarda”, Ndërtues: “Dajti ‘98”, leje ndërtimi për objekt 6 kat Rr “Irfan Tomini”, ndërtues: “Fa-MA KONSTRUKSION”
Leje ndërtimi për objekt 4 kat, Rr. e “Kavajës”, ndërtues: “MANE TCI”
Leje ndërtimi për objekt 8 kat Rr. “5 maji”, ndërtues “EDIL AL-IT”
Projektet publike
Rikonstruksion dhe ndërtim i ri (ambiente ndihmëse) të shkollës “Petro Nini Luarasi”
Sistemim–asfaltim rrugësh në Njësitë Bashkiake
Sistemim trotuaresh në rrugën “Ali Demi”
Rikonstruksioni i rrugës “Hamdi Pepa”
Sistemim – asfaltim i rrugës “3 Vëllezërit Kondi” (faza e dytë)
Rikonstruksion i rrjetit të KUZ në rrugën “3 Vëllezërit Kondi”
Ndërtimi i Kanalit të Shkozës
Projekti për rikonstruksionin e bllokut 56
Ndërtimi i kanalit në rrugën “Hazbi Serrani”
Rikonstruksion i rrugës “Ibrahim Rrugova”
Rikonstruksioni i rrugës “3 Dëshmorët”
Rikonstruksioni i rrugës “Besim Imami”
Sistemim-asfaltim i rrugës “Fuat Toptani”
Sistemim–asfaltim i rrugës “Ram Sadria”
Rikonstruksioni i trotuareve të rrugës ”Ali Kelmendi”
Rikonstruksioni i rrugës “Bedri Cullhaj” dhe rikonstruksion të rrugëve ”Llazi Miho” (segmeti 01 dhe 02)
Shtresa rrugore dhe sistemim të ujërave të shiut në degëzimin e fundit të rrugës ”5 Maji”
Rehabilitim i rrugës ”Spitali Ushtarak – Hekurudhë”
Rehabilitim i rrugës ”Don Bosko–Hekurudhë”
Rehabilitim i rrugës së Paskuqanit
Ministria:Vendimet do i bëjmë nul
Për Ministrinë e Transporteve të gjitha vendimit e djeshme të KRRT së Tiranës janë nul. Në një reagim, menjëherë pas mbledhjes, Ministria theksoi se do të ndjekë rrugët ligjore për anulimin e të gjitha lejeve. “Në një akt të paprecedentë, kryetari i partisë së bashkisë mblodhi sot Këshillin e Rregullimit të Territorit të Tiranës dhe aprovoi në rreth 2 orë, 30 leje ndërtimi për godina shumëkatëshe, duke vërtetuar katërçipërisht faktin që në themel të mos miratimit të Planit Rregullues të kryeqytetit qëndron vendosmëria e Ramës për të keqpërdorur pushtetin e tij për leje ndërtimi klienteliste dhe për të financuar me këto leje ambiciet e tij elektorale. MPPTT deklaron se do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore për të frenuar keqpërdorimin politik të Bashkisë sipas parimit një pallat një votë. Ne do të përdorim çdo mekanizëm administrativ dhe ligjor dhe do të bëjmë nul të gjithë vendimet e dala nga pazari i sotëm në KRRT e Bashkisë së Tiranës. Ritheksoj, se asnjë vendim nuk do të mund të merret me votat e blera të KRRT-së Bashkisë për sa kohë Plani i Përgjithshëm Rregullues nuk dorëzohet dhe nuk futet për procedurat e shqyrtimit e të miratimit”.