E Shtunë, 31 Tetor 2026

Termet ne Itali humbin jeten 17 persona

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën si pasojë e një tërmeti me magnitude 5.8 ballësh që ka goditur pjesën veriore të Italisë. Ndërsa
rregjistrohen rreth 200 të plagosur, ndërsa numri i të evakuarve ka shkuar në rreth 14 mijë. 
Lëkundjet u përqendruan në rajonin Emilia , ku një tërmet 10 ditë më parë vrau shtatë persona dhe shkaktoi shumë dëme materiale.
Lëkundjet u ndjenë edhe në qytetin e Milanos dhe në Bolonja, ku dhjetëra punonjës janë evakuuar nga zyrat e tyre. Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 40 kilometra në veri të Bolonjës dhe 60 kilometra në lindje të Parmës, në një thellësi prej 9.6 kilometrash. Lëkundja është regjistruar në orën 09:03 me orën lokale dhe për momentin nuk raportohen dëme materiale dhe në njerëz.

Tërmeti i sotëm vjen pas atij 6-ballësh të 20 majit, kur shtatë persona u vranë dhe shumë ndërtesa u shembën.

Ky ishte më i rëndi që goditi vendin që prej tërmetit të vitit 2009 në Akuila, ku humbën jetën afërsisht 300 persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›