E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëzohet muri, dëmton 5 mjete të parkuara

Dëmtimi i pesë automjeteve ka alarmuar policinë, por pas kryerjes së veprimeve ka rezultuar se kjo ishte shkaktuar nga rrëzimi i një muri. Burimet policore bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur tek ish-uzina Dinamo në Tiranë, ku pesë mjetet e dëmtuara ishin parkuar. Sipas informacioneve nga Drejtoria e Policisë së Tiranës ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 të dy ditëve më parë, ku është rrëzuar muri rrethues i ish-uzinës Dinamo dhe për pasojë janë dëmtuar mjetet "Mercedes Benz, me targë DR1197E, "Volkswagen", me targë TR7482P, "Ford", me targë, TR5483L, "Mercedes Benz", me targë LE4135A dhe "Mercedes Benz", me targë TR8505J.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›