Vdes një person dhe plagosen dy të tjerë
Një aksident rrugor i ka marrë jetën një 43-vjeçari, ndërkohë që janë plagosur edhe dy të tjerë. Burimet e Policisë së Tiranës thanë se aksidenti u shënua rreth orës 02:20 të mëngjesit të djeshëm, te kthesa e Sanatoriumit. Sipas të dhënave të policisë, shtetasi Behar Skënderi, duke drejtuar mjetin "Mercedes Benz", me targë TR3945J, ka dalë nga rruga e për pasojë ka gjetur vdekjen pasagjeri Besim Prethi, 43 vjeç. Gjithashtu janë dëmtuar pasagjerët, Bukurie Mera e Gëzim Prethi, 20 e 60 vjeç, banues në Zallmner, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia po kryhen veprimet procedurale për shkaqet e aksidentit.