E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrihet nga dy të rinj, qëllon me armë para shtëpisë

SHKODËR - Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ka qëlluar në ajër me automatik, ndërsa ka pasur një konflikt me dy bashkëfshatarë të tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grudë e Re, ku Lush Guri është përplasur me dy bashkëfshatarë të tij V.Zojza 22 vjeç dhe K.Zojza 26 vjeç.

Këta e kanë goditur Lush Gurin në kokë e trup duke i shkaktuar dëmtime të dukshme në fytyrë. Sipas policisë, Lush Guri ka shkuar në banesën e tij ku ka marrë një armë zjarri automatik model 56 me një krehër me 14 fishekë, dhe ka qëlluar në ajër, pranë banesës së shtetasve të rinjve.

Policia ka marrë njoftim dhe ka mundur të ndalojë 19-vjeçarin Guri me akuzën e "mbajtjes pa leje të armëve luftarake", ndërsa shtetasit V.Zojza e K.Zojza do të ndiqen në gjendje të lirë për veprën penale të "dëmtimeve të tjera me dashje" në bashkëpunim.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›