E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrinë në bar-kafe, u pritet dita këshilltarëve



Fier - Shefi i Burimeve Njerëzore në Këshillin e Qarkut Fier u ka hequr nga dy ditë pune 13 vartësve të vet pasi gjatë një kontrolli të ushtruar prej tij në orarin e punës nuk i ka gjetur nëpër zyra ku ata duhet të ishin, por në lokale rreth institucionit. Lajmi konfirmohet si nga vetë vartësit e gjobitur, ashtu edhe nga shefi i
Burimeve Njerëzore të këtij institucioni, Astrit Hysi. Të 13 zyrtarët e gjobitur me heqjen e dy ditëve të punës nuk kanë reaguar ndaj kësaj mase të marrë prej shefit të tyre, pasi pohuan se ajo ka qenë e drejtë. Shefi i Burimeve Njerëzore në Këshillin e Qarkut Fier, Astrit Hysi, tha: “Në një kohë që flasim për zbatim rigoroz të tetorëshit në punë, si dhe me rendiment, nuk mund të bëj “qorrin” apo neglizhuesin kur shikoj që vartës apo nëpunës të administratës shtetërore lënë zyrat e humbasin me orë të tëra nëpër kafene apo në punët e tyre private”. “Këtë të fundit nuk e kam konstatuar ende, por në qoftë se herën e parë u hoqa nga dy ditë pune, herën e dytë ata do të lënë vendin e punës në këtë administratë për t’u zëvendësuar nga njerëz të tjerë të arsimuar që presin të punësohen”, - deklaroi Hysi.

13 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›