Arsimi i lartë, presidenti Topi kërkon kualifikim dhe standarde
Kreu i shtetit, Bamir Topi, ka kërkuar kualifikim dhe standarde në Arsimin e Lartë. Gjatë një ceremonie në nënshkrimin e dy marrëveshjeve midis Universitetit të Torinos, Universitetit të Tiranës dhe Universitetit Bujqësor të Kamzës, presidenti Topi tha se sistemi arsimor ka ndryshuar, por ka probleme, pasi universitetet duhet të marrin parasysh dhe tregun e punës. “Dy degët sot në Shqipëri që preferohen në mënyrë shumë masive janë “Jurisprudenca” dhe “Ekonomiku”, që do të thotë se ne nesër do të kemi një problem me tregun e punës”, - u shpreh kreu i shtetit. Sipas presidentit të vendit, standardet duhet të shtrihen në veçanti në arsimin e lartë privat. Sipas tij, edhe pse numri i tyre është rritur, vitet e fundit, shumë prej tyre nuk i plotësojnë standardet e universiteteve europiane. Në fund të fjalës së tij Topi ka hedhur idenë e krijimit të një instituti për formimin e diplomatëve, pasi, sipas tij vendit, tonë i duhet një i tillë.
13 Mars 2009