E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten eksportet shqiptare

Nga Express më 23 maj 2011 në ora 22:06

Eksportet shqiptare pritet të njohin rritje drejt tregjeve të vendeve të Evropës Qendrore.

Komisioni parlamentar i veprimtarive prodhuese miratoi protokollin shtesë dhe anëtarësimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Shqipërisë me vendet e Evropës Qendrore.

Pranvera Kastrati, drejtore e Politikave të Integrimit të Tregtisë pranë Ministrisë së Ekonomisë, u shpreh se heqja e tarifave doganore do të rrisë eksportet shqiptare drejt këtyre vendeve.

Nga 1 janari i 2010 nuk zbatohen tarifa doganore në shkëmbimet e produkteve industriale ndërmjet të gjitha vendeve anëtare të marrëveshjes së CEFTA-s.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›