E Diel, 1 Nëntor 2026

Rriten investimet e huaja, pezull tregu i punës

02/08/2011  Bozdo: Shqipëria kalon shifrën prej 1 miliard USD në investimet e huaja direkte për vitin 2010

Shqipëria është renditur në vendin e dytë në Evropën Juglindore për sa u përket investimeve të huaja. Në një konferencë për shtyp PNUD-i ka paraqitur zhvillimet ekonomike si dhe ndryshimet në tregun e punës. Por vihet re se ndërsa ka rritje të mëtejshme të investimeve, kemi një situatë pezull për sa i përket numrit të të punësuarve. Zëvendësministri Eno Bozdo në deklaratën e tij theksoi se raporti jep një pasqyrim të situatës, por dhe lejon marrjen e hapave të mëtejshëm.

Qëndrimet

Gjetja kryesore e këtij raport është fakti se “investimet e huaja direkte globale për vitin 2011 akoma nuk kanë arritur nivelet para krizës globale... dhe arsyeja nuk është për shkak të kufizimit të financimeve, por për shkak të rreziqeve të perceptuara dhe të pasigurisë së kuadrit rregullator që ekziston ende në këtë ekonomi të brishtë botërore”.

Në vitin 2010 për herë të parë ekonomitë në zhvillim kanë arritur të thithin afërsisht gjysmën e financimeve në shkallë globale. Konstatohet se korporatat ndërkombëtare po rritin aktivitetin e tyre në vendet në tranzicion dhe atyre në zhvillim duke zgjeruar fushën e investimeve në prodhim dhe bujqësi, shërbimin outsourcing, franchising dhe licensim apo kontratave të menaxhimit. Këto aktivitete, relativisht të reja për vendet në tranzicion dhe në zhvillim, krijojnë mundësi për thellimin e integrimit të tyre në ekonominë globale, në fuqizimin e kapaciteteve prodhuese dhe në përmirësimin e konkurrencës së tyre. Për sa i takon rajonit të Europës Juglindore, financimet e huaja kanë pësuar rënie në të gjitha vendet me përjashtim të Shqipërisë, e cila shënoi përsëri rritje në vitin 2010.

Raporti

Për investimet e huaja Shqipëria pozicionohet në vendin e 18-të në botë për indeksin e performancës nga vendi i 78-të në vitin 2006. Ajo ka bërë përmirësime të dukshme lidhur me indikatorët që lidhen me infrastrukturën fizike, furnizimit me energji elektrike dhe kushteve të tjera për investime. Fluksi i investimeve ka ndjekur një trend të ndryshëm dhe pothuaj të pavarur nga trendi rajonal dhe global, duke treguar një rritje të vazhdueshme gjatë viteve të fundit. Konkretisht, nga 325 milion $ që ishin në vitin 2006, janë rritur qëndrueshëm në vitet 2007 - 656 milionë $; 2008 – 978 milionë $; 2009 - 989 milionë $ dhe në vitin 2010 - 1097 milionë $.

Investimet e realizuara sipas aktivitetit ekonomik klasifikohen: 44,5% vlerësohen IHD në kërkim-shfrytëzim, industri dhe ndërtim; 55,5% në sektorin e shërbimeve, transport, telekomunikacion, shërbime financiare, tregti dhe shërbime biznesi. Për këtë ka ndikuar niveli i ulët i barrës fiskale që mbizotëron në Shqipëri, që nuk është i mjaftueshëm nëse nuk do të shoqërohet me shërbime efikase publike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›