E Diel, 1 Nëntor 2026

Rriten kreditë e këqija, 11.46 për qind të totalit të portofolit bankar



Kreditë e pashlyera kanë vazhduar të rriten edhe gjatë muajve të fundit. Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë dëshmojnë se në 3-mujorin e parë të këtij viti, kreditë e këqija në banka u rritën me 1.2 pikë përqindjeje krahasuar me muajt tetor-dhjetor të vitit të kaluar dhe 4 për qind më shumë krahasuar me fillimin e 2009-ës. Sipas BSH-së aktualisht kreditë e pashlyera në banka janë rreth 49 miliardë lekë ose afro 490 milionë dollarë duke zënë rreth 11.46 për qind të totalit të gjithë kredive. Krahasuar me 3-mujorin e parë të vitit 2009, kur kreditë e këqija ishin 31 miliardë lekë, ato janë në vlerë me rreth 58 për qind. Në dy vitet e fundit, kreditë e pashlyera në banka gati janë trefishuar. Në këtë situatë BSH-ja ka detyruar bankat private që të mbajnë më shumë fonde rezervë të papërdorura si garanci, për humbjet financiare që mund të vijnë nga kreditë e këqija. Sipas të dhënave zyrtare, këto fonde garancie krahasuar me 3-mujorin e parë të vitit 2008 janë rritur me 2.3 herë. Për të qenë të sigurta bankat detyrohen që të mbajnë më shumë fonde të papërdorura si garanci, veç kësaj, humbjet nga kreditë e pashlyera i bëjnë ato që të rrisin interesat e kredive për biznesin dhe individët.

Doganat publikojnë shifra me rritje për muajin e katërt të vitit

Drejtoria e Përgjithshme e doganave publikoi shifrat zyrtare të realizimit të planit për 4 mujorin. Sipas këtyre shifrave ka tejkalime për muajt mars e prill 2010. Drejtori i sapoemëruar tha se, ka pasur një rritje të ndjeshme të volumit të eksporteve. "Në muajt mars 2010, administrata doganore shqiptare arkëtoi 9.9 miliardë lekë nga 9.3 të planifikuara, duke realizuar planin e të ardhurave në masën 106 për qind. Krahasuar me muajin mars 2009, në muaji mars 2010 janë arkëtuar 2.13 miliardë lekë më tepër, ose 27.4 për qind më shumë. Në muajin prill 2010, administrata doganore shqiptare arkëtoi 9.5 miliardë lekë nga 9.3 miliardë lekë të planifikuara, duke realizuar planin e të ardhurave në masën 102 për qind. Gjatë 4-mujorit të parë të vitit 2010 është regjistruar volumi i eksporteve shqiptare i shprehur në sasi, në 557 mijë ton, nga 339 mijë ton të regjistruar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një rritje prej 218 mijë tonësh, ose 64 për qind më shumë",- tha Flamur Gjyrmishaj, drejtori i ri i Përgjithshëm i Doganave.

7 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›