Vidhte qytetaret, kapet polici i rreme
Nje 23-vjecar nga fshati Fier i Ri, ne rrethin e Lushnjes, akuzohet se vidhte qytetaret, duke u paraqitur si punonjes policie. “Koleget” kane arrestuar dy dite me pare Klevis Cukon, pasi kishin kryer identifikimin e tij. Policia tha se pese dite me pare, 23-vjecari kishte hyre ne nje lokal se bashku me dy shoke te tij, Miri Dhano dhe Roland Cuko. I riu ka ngritur nga tavolina Fatjon, Liridon dhe Bledar K., duke u thene se do te ushtronte kontroll personal. “Oficeri” i krimeve dhe dy “agjentet” kane zbrazur xhepat e tre te rinjve, duke iu marre telefonat celulare dhe 1500 leke, te cilat “do t’u ktheheshin pas verifikimeve ne polici”. Tre te rinjte jane paraqitur te nesermen ne Komisariatin e Lushnjes, duke kerkuar rikthimin e sendeve te tyre personale, por atje kane mesuar se ishin viktime e nje mashtrimi. Ata kane pershkruar ne detaje “oficerin” dhe dy “policet” qe u kishin zbrazur xhepat. Pas kesaj, policia i ka perballur me foto te personave te njohur si kontingjent, ku tre te mashtruarit kane njohur 23-vjecarin. Nje furgon i grupit te gatshem eshte nisur drejt fshatit Fier i Ri, ku ka prangosur policin e rreme. Policia tha se 23-vjecari dyshohet se zhvillonte prej muajsh aktivitetin kriminal nen petkun e punonjesit te Policise se Shtetit.
Xh.B