Suedia liron Hamdi Haklajn
SUEDI - Drejtesia suedeze liron Hamdi Haklajn, i kerkuar nga Interpol Tirana prej me shume se 10 vitesh per krimin e vrasjes. Menjehere pas refuzimit te ekstradimit per shtetin shqiptar, autoritetet suedeze nje vit pas izolimit te 69-vjecarit nga Tropoja, i kane kthyer edhe lirine. Nderkohe qe Policia e Shtetit dhe Ministria e Drejtesise nuk kane dhene ende nje reagim zyrtar per vertetesine e lajmit. Mediat suedeze kane publikuar informacionin se Haklaj, pas te drejtes se azilit, eshte i lire per te jetuar ne Suedi. Policia e Shtetit e kishte shpallur si te kerkuar, nderkohe qe me daten 13 mars te vitit 2007, policia suedeze e vuri ne pranga, ne Goteborg. I dyshuari per disa vrasje, pretendoi ne gjykaten e vendit nordik se ne Shqiperi jeta e tij ishte e rrezikuar dhe motivet pse kerkohej ishin ato politike. Para pak muajsh, 69-vjecari ka fituar statusin e “refugjatit politik” dhe pikerisht per kete gje ai nuk eshte ekstraduar ne vendin tone, pasi ndaj tij ekzistonte nje urdher-arresti nderkombetar. Por pikerisht 11 muaj pas arrestimit te tij, nje gjykate ne Goteborg ka vendosur lirimin e tij, pikerisht per shkak te statusit te fituar.
A.C