Bastis dyqanin e ish-pronarit per hakun e punes
Vetegjyqesia ndaj punedhenesit, qe nuk e kishte paguar, ka cuar ne pranga nje 15-vjecar, nga fshati Libofshe, e rrethit te Fierit. Policia tha se i mituri, me iniciale R.H., ka hyre disa dite me pare ne dyqanin ne pronesi te M. Kucit, duke i marre nga sirtari 6 mije leke. Veprimi i 15-vjecarit eshte kryer ne oret e nates, duke thyer xhamin per te hyre ne lokal. Pasi pronari shprehu dyshimet e tij mbi autorin e ngjarjes, policia ndaloi 15-vjecarin qe pranoi krimin. “I kam marre ato para, por nuk i kam vjedhur, ka treguar R.H., perpara oficereve te policise gjyqesore. Ishte djersa ime, pasi kam punuar per nje jave ne ate lokal dhe pronari nuk me dha asnje lek”. Policia tha se nga verifikimet ka rezultuar se adoleshenti ishte paraqitur disa here te pronari Kuci per te kerkuar parate e punes se tij, por ky i fundit e ka refuzuar. Burime nga grupi hetimor bejne te ditur se ne arken e dyqanit kishte me teper para ne momentin qe ka hyre 15-vjecari, por ai ka marre vetem shumen qe mendonte se i takonte, pa e prekur pjesen tjeter te parave. “Megjithate, 15-vjecari do te pergjigjet sipas ligjit”, bene te ditur burime nga uniformat blu, te cilat tashme kane cuar ceshtjen penale ne gjykate, ku do te vendoset per masen e sigurise ndaj tij.
Xh.B