Rriten pensionet suplementare te ushtarakeve dhe policise
Rozeta Rapushi
Qeveria miratoi po dje edhe rritjen e te gjitha pensioneve suplementare te ushtarakeve, punonjesve te policise se shtetit si dhe te trajtimeve te vecanta financiare. Me nje vendim te posacem ekzekutivi vendosi qe te rrise ne masen 4% te gjitha pensionet e parakohshme per vjetersi sherbimi, ato suplementare te pleqerise, te pensioneve suplementare te invaliditetit, te pensioneve suplementare te invaliditetit te ushtarakeve qe, per shkak te detyres, behen plotesisht te paafte per sherbim, te pensioneve suplementare familjare, si dhe te pensioneve suplementare familjare te ushtarakeve, qe kane humbur jeten per shkak te detyres. Po ne te njejten vlere, do te rriten edhe trajtimet e vecanta financiare te familjeve te piloteve fluturues, te caktuara me ligjin nr. 8455, date 4.2.1999, “Per nje trajtim te vecante te familjeve te piloteve, qe humbasin jeten ne permbushje te detyres, gjate fluturimit”, te ndryshuar si dhe trajtimet e vecanta financiar te piloteve fluturues sipas ligjit nr. 9128, date 29.7.2003, “Per nje trajtim te vecante financiar te piloteve fluturues, ne pension”. Po me 4% rriten edhe trajtimet e vecanta financiare, te caktuara sipas ligjit nr. 9361, date 24.3.2005, “Per nje trajtim te vecante financiar te efektivave, oficere dhe nenoficere, lundrues te nendeteseve dhe polumbareve te forcave detare, ne pension”, apo ato te punonjesve, qe kane punuar ne miniera ne nentoke, te caktuara sipas ligjit nr. 8685, date 9.11.2000, “Per nje trajtim te vecante te punonjesve qe kane punuar ne miniera ne nentoke”. Ne te njejten kategori, do te perfshihen pra do te preken nga rritja ne masen 4% edhe te gjitha trajtimet e vecanta financiare, te caktuara sipas ligjit nr .9179, date 29.1.2004, “Per nje trajtim te vecante te punonjesve qe kane punuar ne disa ndermarrje te industrise ushtarake”. Ne vendimin e miratuar dje nga qeveria perfshihen edhe te gjitha pensionet suplementare, te caktuara sipas ligjit nr. 10 139, date 15.5.2009, “Per pensionet shteterore suplementare te punonjesve te universiteteve, te shkollave te larta, te Qendres se Studimeve Albanologjike, Akademise se Shkencave dhe te gjitha institucioneve te tjera kerkimore publike ne Republiken e Shqiperise, te cilet kane tituj shkencore”. Gazeta “Koha Jone”, publikon te plote edhe kete vendim te qeverise te miratuar ne mbledhjen e djeshme si dhe perllogaritjen e shumave qe perfitohen nga kategorite e vendimit. “Rritjen, ne masen 4 per qind, do ta marrin edhe te gjitha perfitimet e percaktuara ne piken 1, kur caktohen pas dates se hyrjes ne fuqi te ketij vendimi, por me date fillimi te te drejtes deri me 30.6.2010, perfshire edhe kete date”, thuhet ne vendim. Ky hyn ne fuqi menjehere dhe efektet financiare, per vitin 2010, qe rrjedhin nga zbatimi i ketij vendimi, te llogariten ne shumen 98 420 mije leke dhe te perballohen nga fondi i kontigjences, i caktuar ne buxhetin e shtetit te vitit 2010, per rritjen e pensioneve.
Kerkesat ne sportel
Ne nje sportel te vetem, cdo qytetar do te gjeje te gjitha sherbimet qe i nevojiten per kerkesat e tij. Ne mbledhjen e djeshme te Keshillit te Ministrave, u miratua projektligji per “Bazen e te dhenave shteterore”. “Ne po punojme qe gjate ketij mandati, te arrihet nje nderlidhje e te gjitha te dhenave qe ekzistojne ne vend. Ne kete menyre, ecet drejt nje sporteli te vetem, tek i cili qytetaret shqiptare do te mund te gjejne te gjitha sherbimet dhe te mos rendin, sic rendin sot nga nje zyre ne tjetren, por ne zyren, ku do te paraqiten te jene disponibel te gjitha te dhenat qe atij i duhen per te marre pergjigje per kerkesen e tij”, tha Berisha.
VENDIM
Per rritjen e pensioneve suplementare te ushtarakeve, te punonjesve te policise se shtetit dhe te trajtimeve te vecanta financiare
1. Rritjen, ne masen 4 per qind, te:
a) Pensioneve te parakohshme per vjetersi sherbimi, te pensioneve suplementare te pleqerise, te pensioneve suplementare te invaliditetit, te pensioneve suplementare te invaliditetit te ushtarakeve qe, per shkak te detyres, behen plotesisht te paafte per sherbim, te pensioneve suplementare familjare, te pensioneve suplementare familjare te ushtarakeve, qe kane humbur jeten per shkak te detyres, te caktuara me ligjin nr. 8087, date 13.3.1996, “Per sigurimin shoqeror suplementar te ushtarakeve te Forcave te Armatosura ne Republiken e Shqiperise, te ushtarakeve te Ministrise se Rendit Publik dhe te Sherbimit Informativ Shteteror”, dhe ligjin nr. 8661, date 18.9.2000, “Per sigurimin suplementar te punonjesve te Policise se Shtetit”, te ndryshuar me ligjin nr. 10142, date 15.5.2009, “Per sigurimin shoqeror suplementar te ushtarakut te Forcave te Armatosura, te punonjesve te Policise se Shtetit, te Gardes se Republikes, te Sherbimit Informativ te Shtetit, te Policise se Burgjeve, te Policise se Mbrojtjes nga Zjarri dhe te Shpetimit dhe te punonjesve te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem ne Republiken e Shqiperise”;
b) Trajtimit te vecante financiar te familjeve te piloteve fluturues, te caktuara me ligjin nr. 8455, date 4.2.1999, “Per nje trajtim te vecante te familjeve te piloteve, qe humbasin jeten ne permbushje te detyres, gjate fluturimit”, te ndryshuar;
c) Trajtimit te vecante financiar te piloteve fluturues sipas ligjit nr. 9128, date 29.7.2003, “Per nje trajtim te vecante financiar te piloteve fluturues, ne pension”;
c) Trajtimeve te vecanta financiare, te caktuara sipas ligjit nr. 9361, date 24.3.2005, “Per nje trajtim te vecante financiar te efektivave, oficere dhe nenoficere, lundrues te nendeteseve dhe polumbareve te forcave detare, ne pension”;
d) Trajtimeve te vecanta financiare te punonjesve, qe kane punuar ne miniera ne nentoke, te caktuara sipas ligjit nr. 8685, date 9.11.2000, “Per nje trajtim te vecante te punonjesve qe kane punuar ne miniera ne nentoke”, te ndryshuar;
dh) Trajtimeve te vecanta financiare, te caktuara sipas ligjit nr. 9179, date 29.1.2004, “Per nje trajtim te vecante te punonjesve qe kane punuar ne disa ndermarrje te industrise ushtarake”;
e) Pensioneve suplementare, te caktuara sipas ligjit nr. 10 139, date 15.5.2009, “Per pensionet shteterore suplementare te punonjesve te universiteteve, te shkollave te larta, te Qendres se Studimeve Albanologjike, Akademise se Shkencave dhe te gjitha institucioneve te tjera kerkimore publike ne Republiken e Shqiperise, te cilet kane tituj shkencore.”.
2. Rritjen, ne masen 4 per qind, do ta marrin edhe te gjitha perfitimet e percaktuara ne piken 1, kur caktohen pas dates se hyrjes ne fuqi te ketij vendimi, por me date fillimi te te drejtes deri me 30.6.2010, perfshire edhe kete date.
3. Efektet financiare, per vitin 2010, qe rrjedhin nga zbatimi i ketij vendimi, te llogariten ne shumen 98 420 mije leke dhe te perballohen nga fondi i kontigjences, i caktuar ne buxhetin e shtetit te vitit 2010, per rritjen e pensioneve.
4. Ngarkohen Instituti i Sigurimeve Shoqerore dhe Posta Shqiptare, sh. a., per zbatimin e ketij vendimi.
Ky vendim hyn ne fuqi pas botimit ne “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 korrik 2010.
Ne menyre me analitike sipas skemave suplementare dhe trajtimeve te vecanta perfitimi mesatar mujor si rrjedhoje e kesaj rritje do te pesoje kete ndryshim:
Ligji per femijet
Femijet marrin nje mbrojtje te vecante, nepermjet projektligjit per “Mbrojtjen e te drejtave te femijes. Ne mbledhjen e djeshme te ekzekutivit, kryeministri Sali Berisha e cilesoi kete projekt si shume te rendesishem per respektimin dhe mbrojtjen e te drejtave te femijeve, mbi nje baze ligjore te re dhe moderne. “Ky perben nje zhvillim shume te rendesishem, ne drejtim te respektimit nga ana e qeverise shqiptare te Konventes se Organizates se Kombeve te Bashkuara per mbrojtjen e femijeve. Ne jemi nje vend qe kemi firmosur deklaraten, marreveshjen dhe po konkretizojme tani te gjitha kerkesat me nje ligj te vecante. Me kete ligj, mbrojtja e femijeve ne vendin tone merr nje baze ligjore te re, moderne e te domosdoshme”, u shpreh Berisha.