SHBA te shtena ne shkolle vdes nje nxenes
Një nxënës amerikan ka humbur jetën dhe 4 të tjerë janë janë plagosur gjatë një serie të shtënash në një shkollë të mesme në Kordon të Ohajos në SHBA. Të rinjtë u plagosën kur një person i armatosur hapi zjarr në kafenenë e shkollës, bëri të ditur FBI-ja, e cila në momentin e të shtënave ishte mbushur plot. Dy prej të plagosurve u dërguan me helikopter në spitalin Hillcrest dhe 2 të tjerët u dërguan me ambulancë në spitalin Cleveland. Autoritetet thanë se personi i armatosur më pas u arrestua. Disa nxënës thanë se ata e njohën agresorin, dhe thane se ai është një nxënës i shkollës.
Pas incidentit, nxënësit u evakuan në një shkollë fillore. Në shkollën e mesme Kordon të Ohajos mësojne rreth 1100 nxënës.
Të shtënat nëpër shkolla janë kthyer në një makth të vërtetë për studentët amerikanë.
Ngjarja më e rëndë e ndodhur në të tilla rrethana është ajo e disa viteve më parë në universitetin Virginia, ku një student i armatosur vrau rreth 30 persona.
Ngjarjet në fjalë kanë bëreë që në Shtetet e Bashkuara të hapen debate mbi lirinë e armëmbajtjes.
Nuk janë të pakta rastet kur në një shkëmbim zjarri, kriminelët të jenë më të armatosur se forcat e policisë amerikane.