E Diel, 1 Nëntor 2026

Besart Berisha ne top te 5 golave

Kampionati Australian mund të mos ketë kualitetin dhe rivalitetin e disa prej ligave europiane, por pavarësisht kësaj, klasi I lojtarëve të veçantë nuk mund të kalojë pa u vënë re.
Kjo ka ndodhur edhe me sulmuesin shqiptar Besart Berisha, goli I të cilit kundër Perth Glorit, është përfshirë mes 5 më të bukurve në botë për fundjavën që sapo kaloi.
Ish-lojtari I kombëtares kuqezi dha asistin e golit të parë dhe shënoi dy herë në fitoren 3-0 të Brisbejn Roar, por ai i mahniti të gjithë me rrjetën e dytë për skuadrën dhe të parën personale në këtë sfidë.
Me klas të jashtëzakonshëm dhe instikt vdekjeprurës ai nxjerr jashtë loje mbrojtësin që e mbulonte nga afër dhe me potencë e dërgon topin në rrjetë.
Goli i Besart Berishës është klasifikuar përkrah atij të Alesandro Matrit, në supersfidën e Serisë A italiane, Milan-Juventus, që përfundoi në barazim 1-1.
Mes golave të tjerë më të bukur të javës ishte rrjeta e Vosen, në takimin që Genk fitoi 3-0 me Klub Bryzh në Belgjikë, Ljuboja, në triumfin 4-0 të Legia Varshavës në fushën e Slask Vroklavit në Poloni, si edhe goli i Fernandinjos, në sfidën e kampionatit brazilian, ku Palmeirasi barazoi 3-3 me San Paolon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›