E Diel, 1 Nëntor 2026

Rriten prurjet në liqen,mbyllen turbinat e Fierzës

• Reshjet e ditëve të fundit kanë rritur ndjeshëm nivelin e ujit në liqenin e Fierzës.Fabiola Çela  Sipas të dhënave më të fundit nga Korporata, niveli i Fierzës është 285.4 metra dhe prurjet e ujit janë plot 900 metër kub në sekondë. E njëjta situatë paraqitet edhe në dy HEC-et e tjerë të ndërtuar në kaskadën e Drinit. Në hidrocentralin e Komanit niveli i ujit është 173 metra, duke arritur kështu edhe pikën e tij maksimale. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në HEC-in e Vaut të Dejës, niveli i të cilit është 75 metra. Situata hidrike në Fierzë është përmirësuar ndjeshëm dhe kjo si rrjedhoje e reshjeve të dendura në vend. Në një situatë të tillë, ku niveli i ujit në HEC-in e Komanit dhe të Vaut të Dejës ka arritur në pikën maksimale, KESH ka vendosur që të mbyllë turbinat e Fierzës. Energjia prodhohet vetëm nga dy HEC-et e tjerë. Më stakimin e Fierzës, KESH po krijon një rezervë të konsiderueshme ujore, e cila do të përdoret në muajt e mëvonshëm. Me uljen e temperaturave është rritur edhe konsumi i energjisë, por pjesa më madhe e kërkesës për energji plotësohet nga prodhimi vendas. Sipas të dhënave nga KESH, prodhimi vendas i energjisë ka arritur në 9 milionë kwh, ndërsa importi 8 milionë kwh. Erërat e forta që kanë përfshirë vendin i kanë shkaktuar goxha probleme Korporatës. Në shumë zona të vendit era ka rrëzuar shtyllat e rrjetit elektrik, duke lënë kështu pa drita banorët e zonës. Por sipas KESH-it, specialistët janë duke punuar për të rikthyer energjinë elektrike në këto zona.Tenderi Këto ditë priten të bëhen publike edhe rezultatet e tenderit të zhvilluar pak ditë më parë në KESH. Në tenderin e zhvilluar më datë 17 mars, Korporata ka kërkuar të blejë energji për periudhën nga 1 prilli deri më 30 qershor, me një fond limit prej 51.4 milionë euro. Në procesin e çeljes së ofertave u paraqitën tetë kompani ATEL, Zvicër; RE (Ratia Energy), Çeki; RUDNAP, Serbi; GSA, Shqipëri; EGL, Zvicër; GEN-i, Serbi; EFT, Zvicër dhe Espada, Çeki. Sipas burimeve nga KESH-i, ofertat do të shqyrtohen nga komisioni dhe brenda fundit të muajit do të shpallen shoqëritë fituese. Sipas ofertave, kompanitë kanë ofruar më shumë energji se ç’ka kërkuar korporata. KESH ka kërkuar të blejë energji me një çmim mesatar, i cili të variojë nga 68.71 euro/MWh e deri më 74.62 euro/MWh. Që prej mesit të muajit dhjetor të vitit të kaluar, KESH ka hequr kufizimet e energjisë elektrike në vend. Vendimi i Korporatës erdhi pas përmirësimit të situatës hidrike.Fierza 285.4 metra niveli i ujit në Fierzë 900 m3/sek prurjet e ujit 75 metra niveli i ujit në Vaun e Dejës 173 metra niveli i ujit në Koman 9 milionë kwh prodhimi i energjisë 8 milionë kwh importi296 metrambi nivelin e detit është niveli maksimal i ujit në liqenin e Fierzës dhe ka një kapacitet ujëmbajtës prej 3.2 miliardëmetër kub ujë. 243 metrambi nivelin e detit është niveli më i ulët i ujit në liqenin e Fierzës dhe ka një kapacitet ujëmbajtës prej rreth 1.2 miliardëmetër kub ujë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›