E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Një makinë shtypi gratë pas shpërthimit të parë”

• Ka parë tmerrin e vërtetë dhe ende ndjehet e traumatizuar.Dashamir Biçaku / Afrim ImajE  privilegjuar nga fati, është nga të rrallët e grupit  që punonte në zemër të karterit, e cila ka mundur të mbijetojë. Luiza Durda më në fund ka lënë spitalin ku u kurua për pesë ditë dhe është sistemuar pranë një të afërmi në qytetin e Tiranës. Shpërthimi i tmerrshëm i ka shkaktuar një frakturë të rëndë në këmbën e djathtë dhe i ka shembur kraharorin. Plagët e rënda nuk e lënë të marrë frymë lirisht dhe hera-herës i duhet të shtrëngojë gjoksin me dorë për të folur lirshëm. Gjithë llahtaria që ka parë me sytë e saj përmblidhet në shpërthimin tragjik në hyrje të fabrikës dhe në gjëmimin e një makine që përshkoi ndërmarrjen duke shtypur gjithkënd që gjeti para...Ku ndodheshit gjatë kohës së shpërthimit?Ishte momenti i drekës dhe ishim ulur të hanim bukë bashkë me   shoqet e tjera. Sa ishte larguar nga fabrika drejtori dhe përgjegjësi Endri Dvorani na tha të pushonim. Në mos gaboj ishte ora 12 pa 10 minuta. Më kujtohet si tani ai çast. Ende nuk kishim futur në gojë kafshatën e parë kur ia dha shpërthimi i parë. Një lemeri i vërtetë...Cili ishte procesi i punës që kryenit në fabrikë?Unë bashkë me 18 shoqe të tjera merreshim me pastrimin e predhave. Pasi i nxirrnim ato nga arkat i pastronim me naftë. Këtë proces kryente reparti ynë.Atë ditë janë plagosur edhe dy fëmijët tuaj, punonin me ju apo ishin aty rastësisht?Ato momente djali, Erkidi vinte aty me djalin e kunatës time, Rajmondës me të cilën punonim bashkë që nga dita e parë, për të na sjellë bukën. Shpërthimi i zuri mu tek dera e fabrikës...Cili ishte reagimi i parë pas shpërthimit?Nuk di si ta shpjegoj. Flakët, presioni, gjëmimi na përshkuan sa hap e mbyll sytë. Di që bashkë me Rajmondën nxituam nga hyrja dhe vrapuam. Mbrapa dëgjoja britmat e shoqeve të tjera. Britmat e tyre dhe uturimën e motorit të makinës që përshkoi me shpejtësi të madhe tërë oborrin e fabrikës duke shtypur gjithçka gjeti përpara...Çfarë ishte kjo makinë dhe a shtypi ndonjërën nga juve? Unë thashë se isha ndër të parat që dola me vrap. Të tjerat siç ishin në pozicione të ndryshme reaguan në mënyra të ndryshme. Makina tip IFA me një vinç të montuar që përdorej për transportin e municioneve, ishte në krye të oborrit. Me sa duket shoferi që dëgjoi gjëmimin si dhe ne e ndezi dhe kërkoi të shpëtonte.. .A dëmtoi njeri ajo makinë gjatë përpjekjes së shoferit për të shpëtuar?Unë kam dëgjuar britmat e shoqeve. Siç me ka thënë njëra prej tyre që mundi të mbijetojë si dhe unë, shpejtësia e marrë e asaj makine ka shtypur disa nga shoqet tona. Ma ka thënë këtë Ifikja, shoqja ime që i ka parë me sy gratë poshtë rrotave të makinës.Drama e familjes Durda, ditën e tragjedisëRajmonda Durda është kunata e Luiza Durdës, e cila humbi jetën ditën e shpërthimit në ish-fabrikën e çmontimit të municioneve në fshatin Gërdec të Vorës, më 15 mars. Të dyja kunatat punonin së bashku thuajse në të njëjtin repart. Rajmonda dhe kunata e saj e mbijetuar, kanë edhe dy fëmijë të dëmtuar nga shpërthimi i së shtunës së 10 ditëve më parë. Roxhenis dhe Erisoni, aktualisht po trajtohen me ndihmë mjekësore. Të dy ata si dhe një vajzë tjetër e familjes, kanë qenë duke iu dërguar bukën prindërve të tyre në ish-fabrikën e çmontimit të municioneve në fshatin Gërdec të Tiranës. Veç tyre i plagosur ka mbetur edhe vëllai i madh i Erisonit që ndodhej në banesë në momentin e shpërthimit, ndërsa është dëmtuar nga thyerja e xhamave të shtëpisë të shkatërruar nga shpërthimi i fuqishëm rreth 300 metra larg shtëpisë së tyre. Zymbylja, vjehrra e dy grave, nuk ka qenë në banesë kur ka ndodhur shpërthimi, por sapo ka dëgjuar se kishte shpërthyer fabrika është nisur në drejtim të shtëpisë së saj e lemerisur. E zbathur dhe me një palë çorape të holla, ajo vraponte për në fshat, ndërsa qante me dënesë për atë që i kishte ndodhur. Ajo mundi t'i shmangej postbllokut të parë të policisë, por më tej ajo u bllokua prej tyre. "Kam humbur fëmijët, kam humbur nuset, qante me dënese gruaja e moshuar dhe mallkonte veten përse nuk e kishte gjetur gjë atë.Kërkimet Mes rrënojave të repartit në Gërdec dhe kodrinave të krijuara nga inertet në zonën e ish-repartit, të transformuar në fabrikë demontimi municionesh vazhdojnë ende të gjenden copëra të vogla, në mjaft raste edhe të djegura të viktimave të tragjedisë. Sipas ekspertëve që po këqyrin vendngjarjen shpërthimi i predhave dhe barutit ka bërë që një pjesë e viktimave të tragjedisë të copëtoheshin. Të gjitha këto copëra të shpërndara dhe të përziera me dheun apo inertet e thërrmuara dërgohen në morgun e kryeqytetit ku i nënshtrohen analizave të ADN-së për t'i përcaktuar personin të cilit i përkasin. Ende nën rrënojat e fabrikës së demontimit mendohet se ndodhet kufoma e një gruaje, e vetmja e deklaruar e humbur deri tani nga familjarët e saj.Polici i plagosur: Si nxora nga rreziku 140 personaTIRANE - "Përpiqesha t'i largoja njerëzit, i kam tërhequr me duar shumë prej tyre, por ishte e vështirë. Shumë prej atyre banorëve kishin të afërmit e tyre në brendësi të zonës së shpërthimit, nuk dinin asgjë për ta dhe ishte e vështirë për t'i bindur që të largoheshin". Kështu e fillon rrëfimin e tij për gazetën "Panorama", inspektori i policisë së Vorës, Dritan Memoçi, i cili është plagosur rëndë ditën e tragjedisë, kur ndodhej jo më shumë se 500 metra larg vatrës së shpërthimit të tmerrshëm. Efektivi i policisë së Vorës ka qenë me një detyrë tjetër, duke hetuar një grabitje atë ditë, kur në radio është lajmëruar se shpërthime të fuqishme kishin ndodhur në fabrikën e Gërdecit. Inspektori Memoçi ndodhet në një spital në Greqi, duke u kuruar për dëmtimet e rënda që ka marrë në çastet kur po përpiqej të ndihmonte evakuimin e banorëve të rrezikuar. Duke treguar për ditën e tragjedisë, ai na kujton se ndoshta 15 minuta pas intervistës telefonike me gazetën do të hyjë sërish në operacion, pasi baruti i ka infektuar këmbën.A mund të na thoni ku ndodheshit kur morët informacionin për ngjarjen që kishte ndodhur në Gërdec?Isha me disa kolegë të policisë së Vorës, por edhe me disa drejtues të komisariateve të policisë së Tiranës dhe zyrave të hetimit. Po hetonim një grabitje kasaforte që kishte ndodhur një natë më parë në afërsi të Urës së Limuthit. Si morët informacion për ngjarjen e ndodhur në Gërdec?Ishte ora 12:00 kur dëgjuam disa zhurma. Pak minuta më pas na thanë në radio se një shpërthim i fuqishëm kishte ndodhur në fabrikën e Gërdecit. Cilat ishin veprimet tuaja pasi morët këtë informacion?U kthyem menjëherë. Në fakt nuk pata kohë të kaloja nga rajoni i policisë së Vorës, por u nisëm direkt për në vendin e ngjarjes. Unë isha inspektori i zonës ku ndodhi ngjarja, duhej të shkoja i pari aty dhe të ndihmoja banorët. U nisëm me makinën time bashkë me kolegun tim Ceman Silaj. Çfarë po ndodhte kur u afruat në vendin e ngjarjes?Sapo hymë në zonë pashë njerëz në turma që kishin dalë nga banesat dhe lëviznin në mënyrë të çrregullt rrugëve. Kishte shumë gra mes tyre. Që aty kam filluar t'i tërheq njerëzit, u kam kërkuar të largohen, ndërsa bashkë me kolegun tim kemi përparuar drejt zonës ku kishte ndodhur shpërthimi. Ishte e vështirë, sepse shumë nga banorët kishin të afërmit e tyre në thellësi të zonës, nuk pranonin të iknin nga rreziku, sepse nuk dinin çfarë kishte ndodhur me familjarët e tyre.Deri në çfarë distance nga vendi i shpërthimit keni vepruar?Shpërthimet po vazhdonin. Mund të them se kemi qenë më pak se 500 metra nga vendi ku ndodhi shpërthimi. Kishim evakuuar më tepër se 140 persona që i larguam nga zona e rrezikshme. Po lëviznim për të ndihmuar njerëz të tjerë. Si ndodhi që u plagosët?Nuk di të them me saktësi, sepse ishim duke vepruar me banorët. Sapo shikonim grupe njerëzish hynim në kontakt me ta dhe i tërhiqnim për t'i larguar nga zona. Gjatë këtyre veprimeve, në një moment kam parë flakë dhe pak sekonda më pas diçka më ka goditur në shpinë dhe më pas në këmbë. Nuk mbaj mend asgjë çfarë ka ndodhur më pas. Kam ardhur në vete më vonë kur kolegu im po më tërhiqte duke më thënë "çohu, çohu". I thashë se nuk mund të ngrihem. Erdhi një banor i zonës që po largonte familjen e tij me një makinë "Opel" me sa mbaj mend, që më transportoi drejt Spitalit Ushtarak. A keni pasur telefonata nga banorë të zonës që i ndihmuat atë ditë?Po, kam pasur disa telefonata prej tyre, edhe pse kam disa ditë që ndodhem në Greqi. Më kanë falënderuar për atë ditë.       tr.so“Kërkoj trupin e gruas i veshur me antiplumb”Dilaver Alhasa e kishte zhveshur antiplumbin dhe po kthehej i mërzitur rrugës së Gërdecit. Fatos MahmutajDilte i heshtur nga fshati bashkë me gjashtë të afërmit e tij që e kishin ndihmuar të gërmonte në malin me inerte të ish-fabrikës së demontimit. Bashkëshortja e tij është i vetmi person që ende nuk është gjetur dhe mendohet se gjendet nën rrënoja. Që nga dita e shpërthimit, të shtunën e kaluar e deri tani, 29-vjeçari Alhasa nuk e ka ndërprerë aspak kërkimin. Bashkë me "Beretat vishnjë" të Farkës çdo ditë i është dashur të gërmojë në sipërfaqen e fabrikës së vdekjes, me shpresën për të gjetur të paktën kufomën e saj, pasi tashmë është bindur se gjallë nuk mund të jetë. Edhe dje i njëjti ritual për 29-vjeçarin, pas përfundimit të kërkimeve niset i hidhëruar drejt banesës, duke pohuar se ditën e nesërme do vazhdojë sërish të gërmojë. Zoti Dilaver, çdo ditë ju gjendeni në rrënojat e ish-fabrikës së demontimit duke kërkuar trupin e bashkëshortes tuaj, pse mendoni se ndodhet aty?Mendoj se ndodhet aty pasi në momentin e shpërthimit e kishin parë motra ime dhe kunata. Që një ditë pas shpërthimit ndodhem në rrënojat e fabrikës, ku kërkoj bashkëshorten time Shqipe Alhasa. Herë pas here më ndihmojnë njerëzit e tjerë të familjes dhe të afërm të mi. Zakonisht vjen me mua kunata, ose motra ime, të cilat punonin në fabrikë me Shqipen. Ndërsa sot isha me të afërmit e mi, ku gërmuam në vendin ku mendonim se do gjenim diçka. Por edhe sot nuk arritëm gjë. Unë do vazhdoj të kërkoj derisa ta gjej.Prej sa kohësh punonte bashkëshortja juaj në fabrikë dhe cila ishte puna që kryente ajo?Ditën e shpërthimit Shqipes i bëheshin 10 ditë pune në fabrikë. Ajo merrej me larjen e gëzhojave të kalibrave të mëdhenj me naftë, duke u hequr grason dhe mbeturinat e barutit. Pagesa për të ishte 10 mijë lekë (të vjetra) dita. Ku ishte vendi i punës i bashkëshortes tuaj?Ime shoqe punonte brenda fabrikës, pra brenda hapësirës së rrethuar me llamarina. Aty është edhe vendi ku unë po kontrolloj. Aty ajo punonte me motrën time dhe nusen e vëllait tim. Ku ndodhej Shqipja në momentin e tragjedisë?Në kohën e shpërthimit ajo ndodhej në vendin e saj të punës në fabrikë. Madje, pak më parë unë fola në telefon me të, ku e pyeta për punën dhe më tha se ende ndodhej duke punuar. Pak minuta më vonë dëgjova shpërthimin, pasi unë punoj në ndërtim dhe ato momente isha në periferi të qytetit të Vorës. Pak minuta më vonë më telefonuan familjarët për tragjedinë në repart, ku mësova për shumë të plagosur e të vrarë dhe nuk po lidhesha dot me time shoqe. Kur e mësuat ju se bashkëshortja juaj kishte mbetur nën rrënoja?Pas verifikimeve të të plagosurve dhe të shpërngulurve u binda se ajo nuk kishte mbijetuar dhe pas kësaj nisëm kërkimet në rrënoja. Kam gërmuar çdo ditë i ndihmuar edhe nga familjarët e mi dhe forcat speciale të Farkës, të cilët i falënderoj, por nuk kam mundur të gjej gjë.  Në morg pohohet se janë tre kufoma të paidentifikuara, ju keni shkuar atje për verifikim?Po kam shkuar, por asnjë nuk i përket bashkëshortes time. Cila ishte familja juaj para tragjedisë?Unë jam 29 vjeç, ndërsa gruaja ime ishte 25 vjeçe. Kam dy fëmijë, një djalë 5 vjeç dhe vajzën 3 vjeçe, tashmë për ta kujdesen prindërit e mi dhe familjarët e tjerë. Origjina e familjes tonë është nga Martaneshi, ndërsa tani banojmë në fshatin Picar.Apeli: Kush e di ku ndodhej Shqipja në kohën e shpërthimit, të më thotë! TIRANE - Dilaver Alhasa, personi që ka humbur gruan Shqipe Alhasa në fabrikën e vdekjes në Gërdec, pohoi dje për "Panorama" se kërkonte të kontaktonte personat që kanë punuar me bashkëshorten e tij ditën e tragjedisë, të cilët mund t'i tregojnë diçka për vendndodhjen e saj në momentin e shpërthimit. "Kam kontaktuar me disa prej tyre si dhe me motrën dhe kunatën time, njëra prej të cilave do jetë patjetër me mua çdo ditë, por nuk kemi gjetur gjë", pohoi Alhasa, duke shtuar se i kërkonte ndihmë cilitdo prej ish-kolegëve të bashkëshortes së tij që t'i jepnin ndonjë informacion. "I lutem kujtdo që lexon këtë artikull dhe që ka dijeni se ku mund të ndodhet kufoma e bashkëshortes time të komunikojë me mua dhe të më orientojë", thotë 29-vjeçari Alhasa. Në të gjithë vendet ku mendohej se ajo mund të ndodhej, sipas thënieve të motrës dhe kunatës së tij, Alhasa pohoi se kishte kontrolluar vetë bashkë me ushtarët, por nuk ka gjetur asnjë shenjë të saj. Alhasa pohoi se bashkëshortja e tij është i vetmi person që nuk është gjetur deri tani në rrënojat e Gërdecit, duke shtuar se falënderonte këdo që mund t'i jepte ndihmë për gjetjen e saj, duke i zbutur sadopak hidhërimin.Agjentët e SHISH në dogana për fishekët e DelijorgjitGrupe inspektorësh të Shërbimit Informativ Shtetëror, janë shpërndarë që prej së shtunës së javës që kaloi në disa pika të ndryshme doganore të vendit. Ata janë drejtuar kryesisht në jug të vendit, me qëllim zbardhjen e të dhënave për qarkullimin e mallrave të kryer nga Mihal Delijorgji në drejtim të Greqisë apo vendeve të tjera. Biznesmeni i hekurit është njëri nga personat e arrestuar pas tragjedisë së Gërdecit ndërsa përflitet se në fabrikën e tij janë paketuar municione që niseshin jashtë vendit për t'u shitur. Lajmi është bërë i ditur për gazetën "Panorama", nga burime të besueshme të doganave në jug të vendit. Sipas këtyre burimeve një grup inspektorësh të SHISH ka mbërritur në pikën doganore të Kakavijës, për të kërkuar dokumentacion lidhur me ngarkesat e qarkulluara nga firma e Mihal Delijorgjit. Ndërkaq grupe të Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), janë drejtuar edhe në pika të tjera doganore si në Korçë, Sarandë e Durrës. Në Korçë dhe në Gjirokastër, mësohet se kanë mbërritur grupe të posaçme nga struktura qendrore e SHISH-it në Tiranë, ndërsa në Durrës, për verifikimin të dhënave doganore të subjektit të Mihal Delijorgjit, janë ngarkuar specialistë të drejtorisë rajonale të SHISH në këtë qark. Agjentët e Shërbimit Informativ në Gjirokastër dhe Korçë, kanë mbërritur mesnatën e së shtunës dhe menjëherë kanë nisur verifikimin e dokumentacionit për llogari të pronarit të "Alba Demil". Ndërkaq në Durrës agjentët e SHISH mëngjesin e djeshëm kanë administruar çdo material që mban "vulën" e Delijorgjit. Burime të doganës së Kakavijës, por edhe të SHISH-it, pohuan se qëllimi i kontrollit të dokumenteve doganore lidhur me firmën e Delijorgjit, ka qenë verifikimi i plotë i mallrave të transportuar dhe të eksportuar për llogari të këtij personi. Ndërkaq për mallrat që janë eksportuar apo transportuar jashtë territorit të vendit tonë, apo edhe anasjelltas janë kërkuar të gjitha faturat doganore të paguara, lloji i mallit, sasia dhe emri i shoqëruesit të ngarkesës. Në të gjitha rastet oficerët e shërbimit inteligjent, kanë kërkuar të dinë destinacionin e mbërritjes së mallit dhe origjinën e tij. Ende nuk dihet saktësisht se çfarë lloj malli kanë gjetur të eksportuar me "vulën" e Delijorgjit, agjentët e SHISH-it. Burime nga ky institucion si dhe nga dogana jugore, kanë pohuar se është kërkuar të verifikohet nëse ka pasur municione apo ngarkesa të mallit të përpunuar në fshatin Gërdec të Vorës. d.b“Në Gërdec pastroheshin fishekë të vitit 1997”Në Gërdec janë grumbulluar e janë trafikuar fishekë të prodhuar në vitin '97. Zbulimi këtë radhë vjen nga e mbijetuara e tragjedisë së 15 marsit ku shpërthimi i municioneve mori jetën e dhjetëra punëtorëve dhe lëndoi qindra të tjerë. Luiza Durda gjatë një rrëfimi për gazetën "Panorama", tregoi mbrëmë se në kohën që ajo ka punuar në këtë fabrikë të tmerrshme janë pastruar e demontuar fishekë të prodhuar në Poliçan, madje edhe në vitin 1997. Afera e punishtes fantazmë të Gërdecit në afërsi të Tiranës, nuk mbaron me faktin se aty janë demontuar e shitur në mënyrë të kundërligjshme sasi të mëdha municionesh që kanë qenë të papërdorshme për Forcat e Armatosura. Strategjia mafioze e përfitimit të njerëzve që organizuan Gërdecin, ka qenë shumë komplekse nga sa duket në pamje të parë. Tani kur zhurma e asaj që ndodhi mbrëmjen e 15 marsit ka pushtuar mbarë opinionin, dita-ditës dalin fakte të reja që pohojnë se vrima e zezë ka qenë shumë më e madhe nga sa flitet deri tani. Pas fakteve për trafik fishekësh nga fabrika fantazmë e Gërdecit e destinuar vetëm për demontim municionesh, që zbardhi "Panorama" ditën e djeshme, dëshmia e të mbijetuarës Luiza Durda hedh dritë për një tjetër aferë që lidhet me misteret e Gërdecit. Afera"Në depot e Gërdecit vinte në sasira të mëdha municioni i prodhimit të vitit '97", rrëfen Luiza Durda e mbijetuara e tragjedisë së 15 marsit. Këtë, siç pohon ajo e ka konstatuar në mbishkrimet e arkave që vinin në fabrikë. Teksa ka punuar në repartin e pastrimit të fishekëve bashkë me 18 shoqe të tjera me të cilat ka filluar punë në fabrikë në qershor të vitit të kaluar, ka dëgjuar se municionet që do të përpunoheshin aty ishin pjesë e atyre që kishin dalë të papërdorshme nga ushtria për efekte të vjetërsisë së prodhimit. "E vërteta është se ditët e para, kujton Luiza, merreshim me municione të viteve të kaluara, por pak më vonë filluan të vijnë edhe arkat që mbanin vitin 1997 në matrikullin e prodhimit". Ajo nuk e ka marrë vesh asnjëherë nga silleshin në fabrikë këta lloj fishekësh, por thotë se pasi kalonin nga reparti i tyre i pastrimit, grumbulloheshin në një tjetër depo. Në kujtesën e gruas që është gjymtuar nga shpërthimi i 15 marsit në fabrikën e Gërdecit, ka mbetur përkujdesja e disa prej përgjegjësve tinëzarë që nuk harronin t'u kujtonin orë e çast për ta mbajtur gojën të mbyllur për ç'ka shikonin në fabrikë. Zbardhet kështu një mister tjetër, i tragjedisë së Gërdecit: Ndërkohë që sipas kontratës aty duhet të demontoheshin municione të prodhuara para 30 vjetësh të cilat kishin humbur cilësitë luftarake janë sjellë e mandej janë trafikuar fishekë të prodhuar në vitin 1997.Mediu: Shtabi kontrolloi kushtet teknike në GërdecIsh-ministri i Mbrojtjes, tashmë i dorëhequr, Fatmir Mediu, bëri përgjegjës për ngjarjen e Gërdecit, Shtabin e Përgjithshëm të For-cave të Armatosura. Përmes këshilltares së tij, Enkelejda Malaj, Mediu shprehet se Gërdeci është caktuar nga Shtabi i Përgjithshëm në negociata me kompaninë amerikane. Madje, sipas saj, "siç është bërë e njohur për autoritetet shtetërore, pak kohë pas fillimit të këtij projekti, autoritetet më të larta ushtarake kanë kryer një vizitë në zonën e Gërdecit dhe kanë vlerësuar se demontimi i fishekëve po kryhej në kushte teknologjie dhe sigurie të lartë". "Me marrjen e propozimit nga ana e kompanisë 'Southern Ammunition', ministri i është adresuar, sipas procedurave, për mendim autoriteteve më të larta ushtarake dhe civile, duke vënë shënimin për respektim të ligjit dhe negocimin e problemeve me kompaninë. Pas shqyrtimit, autoritetet ushtarake kanë përjashtuar me shkrim Bërzhitën dhe kanë propozuar që "Qendra për demilitarizimin e këtyre municioneve duhet të përzgjidhet nëpërmjet negociatave midis palëve", thuhet në deklaratën e djeshme të Ministrisë së Mbrojtjes. Sipas saj, "pas rekomandimit të autoritetit ushtarak që vendi të përcaktohet me negociata ndërmjet palëve, palët kanë informuar sektorët përgjegjës të ministrisë se kanë rënë dakord për çmontimin e fishekëve në Gërdec". Në deklaratën e tij, përmes këshilltares së Ministrisë së Mbrojtjes, Mediu shprehet se kontrata e demolimit të fishekëve është zhvilluar pa asnjë incident, ndërsa është një tjetër kontratë ajo që ka shkaktuar tragjedinë e 15 marsit. "Në dijeninë e ministrit të Mbrojtjes nuk ka pasur asnjë reklamim ndaj këtij urdhri, as për incidente e as për shkelje të rregullave të sigurisë. Kontrata e parë për demontimin e fishekëve ka përfunduar në fund të muajit tetor 2007. Ajo ç'ka shkaktoi tragjedinë është një kontratë e dytë, për të cilën ekziston në Ministrinë e Mbrojtjes dokumentacioni i plotë, e që gjithashtu, me transparencën maksimale, i është vënë në dispozicion autoriteteve kompetente, në respektim të të gjitha procedurave ligjore dhe administrative", u shpreh këshilltarja e ministrit të Mbrojtjes. Në deklarimin e djeshëm duket se ministri i ka dhënë sipas ligjit të gjitha kompetencat e këtij procesi Shtabit të Përgjithshëm. Sipas ministrisë, "duke marrë pëlqimin paraprak të të gjitha autoriteteve civile dhe ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes, duke ndjekur ekspertizën ligjore të Drejtorisë Juridike, u miratua Vendimi i Këshillit të Ministrave, nr. 138, datë 14.03.07".Urdhri: 140 milionë fishekë demontim nga firma "SAC" në Gërdec të VorëSTIRANE - Një sasi prej 140 milionë fishekësh e destinuar për demontim është dërguar nga ndërmarrja "Meico" në fabrikën e Mihal Delijorgjit në Gërdec të Vorës. Vendimi i Ministrisë së Mbrojtjes i cili përcakton Gërdecin si zonën ku do të kryhej demontimi i municioneve, parashikon edhe sasinë e fishekëve që do të transportoheshin aty. Për këtë proces ishte ngarkuar ndërmarrja shtetërore e Ministrisë së Mbrojtjes, "Meico" së cilës i është kërkuar të nënshkruajë kontratë me subjektin amerikan SAC. Kjo firmë amerikane në fakt kishte 20 për qind të aksioneve në firmën shqiptare "Alba Demil" të Mihal Delijorgjit, e cila në fakt merrej me çmontimin dhe paketimin e fishekëve. Disa prej punëtorëve dëshmojnë se në atë fabrikë jo vetëm janë çmontuar fishekë, por ka pasur dhjetëra ngarkesa me fishekë që janë hequr nga arkat metalike dhe janë vendosur në kuti kartoni e më pas janë nisur drejt Durrësit apo Rinasit. Në këtë moment duket se qëllimet e urdhrit të Ministrisë së Mbrojtjes, janë devijuar nga "Meico" apo nga firma e kontraktuar. Sipas vendimit, i cili mban firmën e Fatmir Mediut, "i kalohen ndërmarrjes "Meico" me qëllim shitje për demontim me shoqërinë amerikane "Southern Ammunition Company", fishekë me kalibër 7.62x54, gëzhojë tunxhi deri në sasinë 100 milionë, fishekë me kalibër 12.7 mm, me gëzhojë tunxhi deri në sasinë 20 milionë dhe fishekë me kalibër 14.5 mm, me gëzhojë tunxhi deri në sasinë 20 milionë. KontrolliNë pikën nr.4 të urdhrit të ministrit të Mbrojtjes urdhërohet që procesi i demontimit të fishekëve në Gërdec, të bëhej në ambientet e reparteve të Forcave të Armatosura në kushte të rrepta sigurie. Një tjetër përcaktim i këtij urdhri është ai që vendos që Komanda e Forcës së Bashkuar, ngarkohet të vërë në dispozicion të procesit të demontimit në Gërdec, një sipërfaqe terren në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes, të ndodhur në Gërdec (Vorë). Sipas urdhrit të ministrit të Mbrojtjes, transporti i municioneve në drejtim të Gërdecit, do të bëhej sipas grafikut të hartuar nga Komanda e Bashkuar dhe ndërmarrja "Meico". Dokumenti i firmosur nga Fatmir Mediu, gjithashtu përcakton se ruajtja e fabrikës së demontimit në Gërdec do të bëhej në bazë të rregullores për ruajtjen e depove ushtarake të municioneve. Komanda e Forcës së Bashkuar është urdhëruar gjithashtu që të lejojë punonjësit e kontraktonit të ndërmarrjes "Meico", në këtë rast firma amerikane SAC, që të kryejnë punimet dhe regjimin e hyrje daljeve në ambientet e repartit ushtarak. Në pikën nr.7 të urdhrit të Fatmir Mediut, thuhet se: Ngarkohen me zbatimin e këtij urdhri Shtabi i Përgjithshëm, Komanda e Forcës së Bashkuar, Komanda e Mbështetjes, Drejtoria e Logjistikës dhe Ndërmarrja "Meico".        tr.soVdes në Itali 35-vjeçarja,shkon në 22 numri i viktimave Bilanci i viktimave të tragjedisë së Gërdecit po bëhet akoma më i dhimbshëm nga dita në ditë. Një tjetër e plagosur nga shpërthimi i municioneve, i është shtuar dje listës së vdekjes. zirina llambroNafie Laçi, 35 vjeçe nuk ka mundur të mbijetojë, ndonëse po trajtohej në Itali. Me këtë vdekje arrin në 22 numri i viktimave. Edhe për dy javët në vijim, bluzat e bardha nuk mund të japin garanci për jetën e të dëmtuarve rëndë. Bëhet fjalë për pacientët që janë shtruar në reanimacion. Pjesa më e madhe e tyre janë të djegur në më shumë se 40% të trupit. Numri total i të trajtuarve në terapi intensive brenda dhe jashtë vendit është 29 persona. Harku kohor prej dy javësh është i domosdoshëm sipas mjekëve, për të thënë me siguri nëse të plagosurit do t'ia hedhin përfundimisht, apo nuk do të kenë më shpresë për të jetuar. "Të shtruarit me djegie, kanë probleme me temperaturën e lartë, e cila është shenjë tipike në të tilla diagnoza. Për pacientët që janë në reanimacion gjendja shëndetësore ndryshon vazhdimisht. Duhet kohë për të folur me garanci", tha dje për gazetën Bardh Spahia, drejtori i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë. Sipas tij situata paraqitet kritike sidomos për 4 persona që po marrin asistencë mjekësore në Itali. Djegie-Plastika"Për të shtruarit në pavijonin e Djegie-Plastikës ka mjaft shpresë për përmirësim me të shpejtë të gjendjes së tyre. Plagët  i kanë më të lehta dhe stafi mjekësor po i ndjek 24 orë", sqaroi Spahia. Ai theksoi se dje dy pacientë të tjerë janë nisur për mjekim më të specializuar në spitalet e Zvicrës. Vesile Gjata, 19 vjeçe dhe Dylbere Prendi, 46 vjeçe, të cilat kanë qenë të shtruara në reanimacionin e shërbimit të Djegie-Plastikës në QSU. Ato kanë plagë mjaft të thella dhe ditët e fundit temperatura e lartë deri në 40 gradë nuk ka pësuar ndryshim. Kështu brenda dy ditëve shkon në 4 numri i të lënduarve me rrezik jete që nisen jashtë vendit për të ndihmë mjekësore. QSUT tek Djegie-Plastika janë gjithsej 18 paciente, 5 në reanimacion dhe 13 në pavijon. "Gjendja e të sëmurëve në pavijon është e mirë, ndërsa në terapi intensive pacientët kanë probleme me temperaturën e lartë, që mjekët po mundohen ta mbajnë në kontroll", sqaron zyrtarisht QSU. Ndërkaq sipas mjekëve që po merren me trajtimin e tyre,në ditët në vijim nuk parashikohet të dalë nga spitali asnjë prej të shtruarve. "Të sëmurët në pavijon kanë nevojë për trajtimin e specializuar të plagëve të shkaktuara nga djegiet, mjekimi i tyre, por edhe dezinfektimi është i domosdoshëm për përmirësimin e gjendjes e për shmangien e infeksioneve", sqarojnë mjekët. Ata theksojnë se në të tilla kushte është e domosdoshme që të gjithë të shtruarit të qëndrojnë në spital të paktën dhe për 10 ditë. "Gjatë këtyre ditëve kemi trajtuar rreth 50 pacientë, me plagë të lehta të cilët nuk kanë pasur nevojë të shtrohen, ata mund të mjekohen edhe vetë. Ne kemi lëshuar receta për medikamentet e nevojshme dhe më pas janë larguar", sqaroi dje mjeku i rojës. Ndërsa sa i përket Spitalit Ushtarak sipas drejtorit Bedri Mihaj aktualisht po marrin asistencë 18 pacientë. Gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën. "Disa madje mund të lënë krejtësisht spitalin por janë në gjendje të traumatizuar dhe për këtë është parë e arsyeshme nga stafi mjekësor të mbahen edhe për disa ditë nën kontrollin e bluzave të bardha", është shprehur Mihaj. Një ekip psikologësh po punon me një pjesë të të plagosurve të cilët kanë paraqitur gjendje mjaft të rënduar psikologjike, si pasojë e tmerrit të tragjedisë. Sipas specialistëve një pjesë e tyre duan kohë të dalin nga gjendja e ankthit dhe depresionit. Ata kanë humbur familjarë të tyre, por edhe gjithçka që kishin ndërtuar.Pacientët tek  Djegie-Plastika    Alketa Azisi                e rrezikuar      Rabie Gerdalli    e rrezikuar    Riza Koçaj        i rrezikuar     Azem Amelli                 i rrezikuar     Adelina Cami         e rrezikuar             Qemal Mema                jashtë rrezikut    Adriatik Babaxhiu     jashtë rrezikut    Nikolin Azizaj                jashtë rrezikut    Taulant Azizaj           jashtë rrezikut    Luiza Zeneli                 jashtë rrezikut     Erisa Durda         jashtë rrezikut          Sadik Sulaj                   jashtë rrezikut       Hurme Plloçi          jashtë rrezikut    Resmie Kranja    jashtë rrezikut    Roxhers Durda        jashtë rrezikut    Elton Hasa                    jashtë rrezikut    Shaban Braushi       jashtë rrezikut    Xhuliano Durda    jashtë rrezikutItali, lufton me vdekjen 6-vjeçari Erison Durda  Shkon në 22 numri i total i të plagosurve rëndë që po trajtohen jashtë vendit. Prej tyre 7 pacientë ndodhen në Greqi, 11 në Itali dhe 4 në Zvicër. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë pjesa më e madhe kanë pësuar djegie në mbi 50% të trupit. Mes tyre në Itali po lufton me vdekjen edhe një fëmijë 6-vjeçar pjesëtar i familjes Durda, ndër më të prekurat nga tragjedia e 15 marsit. Erison Durda është djegur nga shpërthimi i predhave në më shumë se 60% të sipërfaqes së trupit. Gjendja e tij vijon të mbetet e pandryshuar, e në rrezik të lartë për jetën. "Veç djalit 6-vjeçar në shtetin fqinj janë dhe 3 pacientë të tjerë mjaft rëndë, në gjendje shumë kritike", sqaron Ministria e Shëndetësisë. Ky dikaster bën me dije se në gjendje disi më të mirë janë pacientët në Greqi. Por gjithsesi për aq kohë sa ata janë në terapi intensive gjendja e tyre do të vijojë të mbetet kritike. "Ne kemi kontakte të përditshme me shtetet fqinje ku janë dërguar për t'u trajtuar pacientët e tragjedisë së Gërdecit. Fakti se janë nisur jashtë vendit do të thotë se janë në gjendje më të rëndë. Deri tani 2 pacientë që ndodheshin në Itali nuk kanë mundur të mbijetojnë", sqaron Ministria e Shëndetësisë. Sipas këtij dikasteri sa i përket dy pacienteve të nisura dje drejt Zvicrës, vendimi nga stafi mjekësor u mor pasi gjatë gjithë këtyre ditëve gjendja është paraqitur mjaft e rënduar. Të afërmit e tyre madje i kanë kërkuar me ngulm mjekëve që këtë hap ta ndërmerrnin që më parë. Për gjendjen e të plagosurve që vendi ynë ka dërguar në spitalet e shteteve fqinje, Ministria e Shëndetësisë raporton çdo ditë edhe në shtabin e emergjencave. Për ditët në vijim ky dikaster nuk ka ndonjë plan të ri për të dërguar të tjerë pacientët për asistencë më të specializuar mjekësore në vendet që i kanë ofruar këtë ndihmë pas tragjedisë.“Imuniteti, nëse ma kërkon Prokuroria”Imunitetin do ta lë vetëm nëse ma kërkon institucioni i Prokurorisë. ADI SHKEMBIKështu i është përgjigjur dje Kryeministri Berisha kërkesës së opozitës për të lënë imunitetin në mënyrë që t'u hapë rrugë hetimeve nga ana e Prokurorisë për tragjedinë e 15 marsit në Gërdec. Kreu i qeverisë i ka kërkuar opozitës që të mos bëjë rolin e Prokurorisë, teksa ka shtuar se qëndrimi i maxhorancës është i deklaruar edhe më parë lidhur me lënien e imunitetit. "Unë gjykoj se opozita është opozitë. Në një vend imunitetin e kërkon institucion tjetër. Në qoftë se opozita merr përsipër të bëjë të gjitha rolet e institucioneve, ne, si maxhorancë, kemi një zotim dhe e kemi faktuar këtë, që i përgjigjemi çdo kërkese të institucioneve të vendit. Ky është zotimi unë, të tjerat janë politikë dhe çdo opozitë ka të drejtë të mbajë qëndrimet e saj. Opozita është në të drejtat e saj", u shpreh Kryeministri Berisha. I pyetur lidhur me reformën në institucionet e sigurisë, kreu i qeverisë konfirmoi edhe njëherë se një reformë e thellë në disa prej institucioneve do të mund të parandalojë tragjedi të tjera, teksa shtoi se këto institucione kanë parandaluar më parë ngjarje të rënda. "Nuk është vetëm reforma e Shërbimit Informativ Shtetëror që e zgjidh këtë gjë, por një reformë tërësore e institucioneve të sigurisë kombëtare, të cilat duhet të pësojnë reforma të tilla, p.sh., doganat janë institucion i sigurisë kombëtare. Edhe vende të tjera që kanë pësuar probleme të tilla, i riorientuan ato, me këtë nuk po them se ishte përgjegjësi e doganave ajo që ndodhi", theksoi më tej Kryeministri Berisha. Por i pyetur nëse reforma në SHISH nënkupton shkarkimin e kreut aktual të këtij institucioni, Berisha u shpreh se reformat dhe shkarkimet janë dy gjëra të ndryshme.“Faleminderit për ndihmat për Gërdecin”Zv.kryeministri Gazmend Oketa ka falënderuar dje të gjithë qytetarët, biznesmenët, donatorët, organizmat e ndryshëm ndërkombëtarë për ndihmat që kanë dhënë për përballimin e situatës së rëndë në Gërdec. Në një prononcim për mediat Oketa  bëri apel që këto ndihma monetare dhe ushqimore të vijnë në mënyrë sa më të organizuar. Oketa u shpreh se të gjitha institucionet që dëshirojnë të ofrojnë ndihmën e tyre të kontaktojnë me shtabin e emergjencave në numrat e telefonit të bëra publike. "Qytetarë të ndryshëm, biznesmenë, organizma kanë ofruar ndihma të të gjitha kategorive dhe unë do të dëshiroja në radhë të parë t'i falënderoja të gjithë ata donatorë, qytetarë, biznesmenë për këtë ndjenjë solidariteti dhe për këtë bashkëpunim që ata po bëjnë me qeverinë shqiptare për të kapërcyer pasojat e kësaj krize", theksoi Oketa.Predhat e Selixës, dëshmitare për vdekjen e 23 personavePlot 11 vjet më parë, banorët e fshatit të vogël të Selixës në rrethin e Matit përjetuan një ngjarje mjaft të dhimbshme. Nga Selixa, Enver Doçi23 banorë, kryesisht fëmijë të vegjël, u bënë viktima të shpërthimit të municioneve të rënda që ushtria shqiptare kishte dislokuar në tunelet e Qafë Shtamës. Ngjarja e rëndë vinte pas tragjedisë së Otrantos, ku dhjetëra njerëz në kërkim të një jete ndryshe humbën në thellësitë e detit. Ata i përpiu deti, ndërkohë viktimat e Qafë Shtamës i përpinë tunelet. Selixarët jetonin me halle të shumta. "Dikush" i joshi se mund të bënin pak para me gëzhojat e municioneve që ndodheshin në tunele. Dhe, ata, të gjorët, pa ditur se tunelet mbanin brenda vdekjen, u futën në to dhe nisën të çmontojnë predhat e artilerisë së rëndë, për t'u marrë gëzhojat prej bronzi dhe bakri. Që prej asaj kohe, predhat e shpërndara në të gjithë fshatin janë ende dëshmitare të historisë tragjike.Rinisja e gërmimeveMirëpo, 10 vite më parë, pakujdesia me zjarrin që përdornin për ndriçim u mori jetën. 11 viktima e kanë një varr një periferi të fshatit, ndërsa 12 të tjerë nuk kanë as varr, ku të afërmit të vendosin lule apo të lotojnë. Si të mos mjaftonte kjo, njerëz të papërgjegjshëm rinisën gërmimet në tunelet e vdekjes, duke mbledhur sërish gëzhoja për shitje. Dhimbja ishte e madhe për të gjithë, veçanërisht për ato familje që kishin humbur shumë pjesëtarë të familjes. Hazis Dishani nuk i mban ende lotët kur kujton se 7 pjesëtarë të familjes së tij u shkrumbuan në tunelet e predhave luftarake. Lik Dishani, Serme Kurti e Zenel Dishani janë ende të pikëlluar se secila familje nuk ka më në gjirin e saj nga 3 pjesëtarë. Ferit Uka e Murat Dishani kujtojnë me dhimbje humbjen tragjike të të afërmve të tyre.Mbyllja e tuneleveRikthimi i njerëzve në këto tunele, të cilët u lanë në mëshirë të fatit nga Ministria e Mbrojtjes zgjoi revoltën e banorëve të Selixës. Iu drejtuan me letra policisë lokale dhe kërkuan nga ajo ndërhyrje urgjente. Po ashtu familjarët e viktimave iu drejtuan deputetit socialist Qemal Minxhozi, duke i kërkuar atij ta ngrinte shqetësimin deri në Kuvendin e Shqipërisë. "Nuk mund të pranojmë se mbi eshtrat e fëmijëve tanë të mblidhen gëzhoja dhe të realizohen shpërthime me tritol", ishte shqetësimi kryesor i të afërmve të viktimave të Qafë Shtamës. Me ndërhyrjen e Minxhozit, pati reagim të menjëhershëm nga Ministria e Mbrojtjes. Prej tre ditësh pranë tuneleve të Qafë Shtamës ndodhen forca ushtarake që vazhdojnë punën për bllokimin me beton të tuneleve, të cilat jo vetëm janë burim aksidenti për njerëzit që vazhdonin të mblidhnin gëzhoja, por njëkohësisht banorët e Selixës nuk duan ta shohin me sy atë vend. Kanë përpirë 23 persona dhe kësisoj ato duhen mbyllur një herë e përgjithmonë. Por, edhe sot Komësia, zonë e minuarE gjithë zona e Komësisë aktualisht është e rrezikshme. Ka shumë predha të shpërndara në pyllin e Qafë Shtamës, pyllin e Kadiut dhe pranë fshatrave të banuar. Mbi 11 mijë tonë municione të artilerisë së rëndë dhe tritoli janë ende në depot e tunelet e ushtrisë në rrethin e Matit. Pas ngjarjes së Gërdecit banorët e komunave Komësi e Macukull kërkojnë largimin prej territorit të tyre të municioneve luftarake dhe tritolit. Në pyllin e Kadiut e fshatin Macukull janë ende afro 9 mijë tonë municione ushtarake, kryesisht të kalibrit të lartë. Por, një shqetësim më vete vazhdon të mbetet prania e sasive të mëdha të tritolit afër qendrave të banuara. Janë ankuar banorët e Komësisë pranë Ministrisë së Mbrojtjes, por asnjëherë nuk kanë marrë një përgjigje për shqetësimet e tyre. Sipas tyre, predhat e paplasura mund të përbëjnë rrezik për jetën e banorëve, pasi janë shpërndarë në zona të ndryshme.“Varfëria e madhe e banorëve shkaktoi tragjedinë e Selixës”Kryetari i fshatit Selixë, Gëzim Uka kujton plot emocion ngjarjen tragjike ku humbën jetën 23 bashkëfshatarë të tij. Ai fillimisht shpreh ngushëllime për familjarët e viktimave të Gërdecit duke shtuar se askush më shumë se ata nuk e beson ngjarjen tragjike të këtij fshati.Zoti Uka, a mund të sillni në kujtesë ngjarjen e 29 prillit 1997?Ishte mbrëmje e 29 prillit. Shumë fëmijë, gra, të rinj lanë shtëpitë dhe hynë në tunelet e municioneve ushtarake. Çmontonin privatisht predhat e kalibrit të lartë dhe merrnin gëzhojat. Mirëpo pirgu i madh i barutit solli gjëmën. Një pakujdesi gjatë përdorimit të mjeteve të ndriçimit shkaktoi zjarr në tunel. Gjëmimi ka qenë i padëgjuar ndonjëherë në anët tona. Askush nuk guxonte t'u afrohej tuneleve atë natë. Bilanci ishte tragjik. 23 banorë të fshatit mbetën nën rrënoja.Çfarë keni kërkuar nga shteti dhe cilat kanë qenë zgjidhjet?Fshati ynë është shumë i varfër dhe larg qendrës administrative të rrethit. Në stinën e dimrit ne bllokohemi totalisht. Unë si kryetar fshati i jam drejtuar me letra të shumta të gjitha autoriteteve të vendit. Vazhdimisht kam kërkuar zgjidhjen e disa prej problemeve më imediate për fshatin. Është më se normale që fshati të kishte një urë, një shkollë fillore, një ambulancë, rrjetin elektrik, etj. Fillimisht për shkak të ngjarjes tragjike kishim marrë garanci nga shteti se do të shihte mundësinë e transferimit të familjeve të mbetura nga ky fshat. Po ashtu Ministria e Mbrojtjes premtoi se do të shpërblente familjet e viktimave. Disa nga familjet humbën 6-7 pjesëtarë. Kjo ishte shumë e rëndë dhe shteti duhet të bënte më shumë kujdes për banorët e Selixës.Si arritët të mbyllni tunelet e vdekjes?Ky ishte një shqetësim i madh për ne. Iu drejtova Ministrisë së Mbrojtjes, asaj të Brendshme, policisë lokale, deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe kërkova mbylljen e tuneleve të Qafë Shtamës, pasi të tjera ngjarje tragjike mund të ndodhnin. Fillimisht nuk pati asnjë reagim. Madje patëm dhe një farë presioni nga personat që merreshin me këtë biznes të paligjshëm. Mirëpo interpelanca e kërkuar nga deputeti i zonës, Qemal Minxhozi solli ndërhyrjen e shtetit. Deputeti Qemal Minxhozi, e trajtoi shqetësimin në një nga seancat e parlamentit dhe deklaroi: "Banorët e fshatit Selixë nuk mund të pranojnë që mbi eshtrat e fëmijëve të tyre të mblidhen gëzhoja dhe të realizohen shpërthime me tritol". Pas 10 vitesh Ministria e Mbrojtjes dërgoi specialistë të xhenios dhe mbylli me beton portat e tuneleve. Kaq punë u desh që ne të qetësoheshim. Pra, kur shteti do, i mbron qytetarët e tij."Premtimet mbetën në letër"Menjëherë pas ngjarjes tragjike në fshatin e thellë malor, rrëzë malit të Qafë Shtamës mbërritën ish-drejtues të institucioneve të larta shtetërore. Gjatë takimeve me parlamentarë dhe ish-ministra të kohës familjarët e viktimave fillimisht kërkuan të ndihmohen nga shteti për t'u larguar nga fshati. Së pari se familjarët nuk mund të shihnin më tunelet e vdekjes dhe së dyti kushtet në këtë zonë të largët ishin mjaft të vështira. Mungonte rruga, ura që lidhte fshatin me fshatrat e tjerë të komunës, nuk kishte shkollë dhe as qendër shëndetësore. Toka ishte mjaft e pakët. Së dyti ata kërkuan ndihmë financiare për të përballuar jetesën deri në momentin kur qeveria do të mendonte për lëvizjen e atyre pak familjeve që kishin mbetur në fshat. Kaluan ditë, muaj e vite dhe premtimi i dhënë për ndihmë financiare nga Ministria e Mbrojtjes nuk u mbajt. "Na premtuan 50 mijë lekë të reja për çdo viktimë por ky premtim nuk u mbajt,- thonë banorët e Selixës. - Për shpërnguljen tonë as që bëhet fjalë. Pra u gënjyem nga pushtetarët e djeshëm dhe të sotëm.Zbulohen në Shijak 7 predha antitankNgjarja e Gërdecit ka ndërgjegjësuar qytetarët për rrezikun e municioneve në zonat e banuara. DURRES / OERD ULQINIVetëm brenda javës së shkuar është dhënë alarmi për 3 raste gjetjes së predhave, për të cilat u lajmëruan me urgjencë organet përkatëse. Zbulimi më i fundit ndodhi dje në lagjen "Popullore" të Shijakut, ku pranë një shtëpie të braktisur u gjetën 7 predha kundërtank të kalibrit 40 mm. Sipas policisë së Durrësit bëhet fjalë për municion të një granatahedhësi të lehtë, i cili mund të mbahet lehtësisht në sup.  Dyshohet se kjo sasi predhash është vjedhur në depot e ushtrisë gjatë trazirave të vitit 1997 dhe që prej asaj periudhe ato kanë qëndruar vazhdimisht të fshehura në shtëpinë e pabanuar, pronë e shtetasit Daut Keçi. Shtëpia ku janë gjetur predhat ndodhet rreth 600 m larg qendrës së Shijakut, por pavarësisht këtij fakti pranë kësaj shtëpie janë ngritur edhe të tjera banesa. Një komunitet prej të paktën 30 familjesh ka qenë i rrezikuar prej rreth 11 vjetësh. Shërbimet e policisë së Shijakut pas gjetjes së këtyre municioneve kanë lajmëruar menjëherë Ministrinë e Brendshme, e cila ka dërguar një grup specialistësh për verifikimin e rastit. Municionet e gjetura nga policia kanë shmangur një rrezik të madh. "Në rast se këto predha mund të gjendeshin nga banorët e zonës apo kryesisht nga fëmijët, situata mund të dilte jashtë kontrollit, pasi në këtë zonë ka shumë nga ata banorë, të cilët për të përballuar gjendjen e vështirë ekonomike mbledhin copa hekuri për t'i shitur", tha një efektiv i Komisariatit të Shijakut. Specialistët xhenierë dhe grupi hetimor janë duke vazhduar punën në drejtim të transportimit e asgjësimit të tyre, në një poligon të sigurisë së lartë. Paralelisht me këto veprime organi i akuzës ka ngritur një hetim special për ngjarjen. Prokuroria e rrethit të Durrësit ka krijuar një grup të veçantë pune për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e autorësisë të këtij municioni. Përpara hetuesve pronari i shtëpisë, Daut Keçi, ka deklaruar se, nuk ka pasur as dijeninë më të vogël për praninë e këtij municioni në shtëpinë që ai kishte në trashëgim. Municioni i granatahedhësit si dhe një sasi prej tetë mbushjeve hedhëse janë gjetur në oborrin e shtëpisë së pabanuar. Nga dëshmitë e fqinjëve policia është informuar se kjo shtëpi e lagjes "Popullore" është braktisur prej vitesh, për shkak të vjetërsisë së saj. Hetimet janë në proces, por deri tani autori i fshehjes së këtij municioni ushtarak mbetet anonim për policinë. Menjëherë pas gjetjes së predhave policia ka kontrolluar në çdo pëllëmbë tokë të shtëpisë së braktisur me shpresën se do të gjente pranë saj të fshehur edhe granatahedhësin, por kërkimet e mëtejshme nuk e kanë pasuruar inventarin e operacionit. Blutë e Shijakut kanë dyshime të forta se ndonjë grup kriminal i zonës e ka fshehur qëllimisht municionin e armës antitank në shtëpinë e braktisur. Predhat ishin të ruajtura mirë dhe nuk ishin të ndryshkura, çka hedh dyshimet e forta se ato mund të përdoreshin më pas nga elementë të caktuar për qëllime kriminale si atentat apo trafikim.Berati, qyteti që rrezikohet nga municionet e dorëzuaraBERAT - Qyteti i Beratit dhe rrethinat e tij rrezikohen nga depot e armatimeve që ndodhen në këtë zonë. Depot e ndërtuara në zonën e malit të Shpiragut, në fshatrat Mbreshtani, që shërbenin për brigadën e zonës së jugut janë të mbushura me armatime dhe eksploziv. Specialistët shprehen se nëse krijohet ndonjë shpërthim i mundshëm, pasojat do të ishin shumë të rënda për qytetin e Beratit dhe periferitë e tij. Depot e ndërtuara që në vitet '50, të cilat ndodhen rreth 8 kilometër larg qytetit, janë tejet të amortizuara dhe një shpërthim i tillë do të krijojë një katastrofë të madhe për jetën e njerëzve dhe dëme të konsiderueshme materiale. Një pjesë e këtyre armatimeve janë dhe nga ato që kanë dorëzuar banorët pas vitit 1997. Mësohet se një pjesë e tyre pas rrëmbimit janë dorëzuar, duke u rikthyer sërish në depo. Kjo rrit rrezikun, sipas specialistëve të armatimeve, pasi këto municione nuk janë aspak të sigurta, pasi kanë pësuar tronditje dhe mund të jenë gati për shpërthime. Një rrezikshmëri tjetër i kanoset këtij rajoni dhe pikërisht në Kuçovë, ku në tunelet e aerodromit ushtarak të Kuçovës ndodhen predha të përmasave të mëdha që përdoreshin për avionët luftarakë. Tashmë këto predha nuk përdoren më, pasi avionët kanë dalë jashtë funksionit me hyrjen e ushtrisë shqiptare në NATO. "Ky armatim ndodhet vetëm 4 kilometër larg qytetit të Kuçovës dhe një shpërthim i tillë do të krijojë një katastrofë më të madhe se ajo që ndodhi në rajonin e Vorës", janë shprehur specialistët. d.xhGërdeci i Katastrofës, shfaqen shenjat e para të kthimit të banorëveNë dy anët e rrugës drejt kraterit të shpërthimit ndodhen banesa të rrafshuara ose gjysmë të shembura. Trazhgim SokolajShumica prej tyre janë krejtësisht të braktisura, ndërsa tek-tuk dëgjohen të lehurat e ndonjë qeni të vetëm e të pa ushqyer. Rruga është me baltë dhe gjithë gropa ndërsa gjarpëron mes fshatit deri në krye të tij, atje ku ndodhej fabrika e zhdukur krejtësisht. Jemi vonuar disa minuta derisa makina ushtarake që na shoqëron filloi lëvizjen. Drejtuesi i saj ka rënë në hall me gomën që rrethon derën e automjetit ushtarak, ajo ka rënë krejtësisht dhe ai mundohet ta rivendosë përkohësisht duke e goditur me duar. Teksa afrohemi drejt zonës së katastrofës, anës rrugës fillojnë të shfaqen tabelat e verdha paralajmëruese “zonë e infektuar”. Kemi lënë pas hyrjen e fshatit Gërdec ku është vendosur një stacion i policisë ushtarake. Pyesim për ndonjë banor të zonës, por na përgjigjen shkurt: Nuk ka, kanë ikur të gjithë. Drejtohemi tek qendra e fshatit, atje ndodhet një lokal. Xhamat janë krejtësisht të thyer, dyert të mbyllura kurse brenda duket një errësirë e frikshme. Asnjë banor nuk gjendet aty. Në oborr janë vendosur disa karrige provizore ku qëndrojnë të ulur forcat ushtarake që si duket zbresin aty për të pushuar pas

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›