E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten të ardhurat për kompanitë

 

Rriten të ardhurat për kompanitë e sigurimit. Por të dhënat më të fundit nga AMF-ë tregojnë se tregu i sigurimeve vazhdon të jetë i orientuar drejt sigurimit të jo-jetës. Deri në fund të muajit gusht, sigurimi i detyrueshëm vazhdoi të dominojë në tregun shqiptar, duke sjellë rreth 53.33 % të së ardhurave nga primet e shkruara bruto të sigurimeve. Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit të TPL-së së brendshme në janar - gusht të vitit 2009, janë rreth 1,868 milionë lekë ose 2.76 % më shumë se periudha janar - gusht 2008, ndërsa numri i kontratave ka pësuar një rritje prej 3.73 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjatë kësaj periudhe, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të Kartonit Jeshil arritën rreth 762 milionë lekë, ose 22.38 % më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2008, ndërsa numri i kontratave pati një rritje prej 1.87 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›