E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten temperaturat, ikin “plakat” vjen vera

Duke filluar që nga dita e sotme, moti në të gjithë vendin nuk do të jetë vetëm me diell, por në ditët në vijim do të na shoqërojnë edhe temperatura të larta, të cilat, sipas meteorologëve, pritet të shkojnë deri në 27 gradë celsius. Ultësira perëndimore dhe zonat bregdetare do të jenë ato që do ta ndiejnë më tepër këtë rritje, e cila pritet që të qëndrojë e tillë mbi territorin e vendit tonë deri në fundjavë. “Duke filluar që nga dita e sotme, parashikohet që të kemi një qarkullim të masave ajrore nga jugperëndimi i kontinentit, gjë që do të bëjë që i gjithë vendi të dominohet nga kthjellimet dhe vranësirat e lehta. Kjo do të sjellë dhe një rritje të ndjeshme të temperaturave, duke bërë që vlera maksimale në rang vendi gjatë këtyre ditëve të shkojë 26 apo 27 gradë celsius”, - thotë meteorologia Drinalda Shaholli. Sipas një parashikimi të përgjithshëm të meteorologëve, prilli do të mbyllet me mot të kthjellët dhe temperatura të larta.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›