Sezoni ul çmimet e prodhimeve bujqësore vendase
Me daljen e produkteve bujqësore vendase në treg, çmimet e këtyre të fundit do të vijojnë të ulen. Eksperti për bujqësinë, Enver Ferizaj tha se, çmimet e prodhimeve bujqësore janë të pranueshme për sezonin dhe do të vazhdojnë të jenë në rënie. Sipas Ferizajt, gjatë këtij tremujori prodhimi bujqësor është rritur me 9 për qind dhe kjo rritje do të vazhdojë deri në 50 për qind, krahasuar me vitin 2010. Ferizaj thotë se, krahas uljes së çmimeve, do të vazhdojë dhe rritja e eksporteve të prodhimeve tona, sidomos me vendet e Bashkimit Europian. Fakti që krahas rritjes së eksporteve për produktet bujqësore kemi dhe një rritje të importeve, eksperti e argumenton me rritjen e mirëqenies dhe të fuqisë blerëse të konsumatorit shqiptar. Bujqësia është një ndër sektorët strategjikë të ekonomisë shqiptare, 50 për qind e granteve të dhëna nga qeveria në ndihmë të fermerit kanë qenë për tokat jo produktive. Ferizaj thotë se, kjo sipërfaqe toke është ulur ndjeshëm, falë subvencioneve që shteti jep për mbjelljen e drurëve frutorë.