Biznesi: Të ndryshohet ligji për akcizat
Biznesi ka vlerësuar vendimin e Presidentit të Republikës për mosdekretimin e ligjit për akcizat, duke i kërkuar Ministrisë së Financave të bëjë ndryshimet përkatëse. Sipas Luan Bregasit, President i Biznes Albania, kthimi i këtij ligji është një mundësi për ta korrigjuar, pasi ai dëmtoi prodhimin vendas. Ai u shpreh se, do të kërkojnë negociata me Ministrinë e Financave për të bërë disa ndryshime në këtë ligj. Ndërsa industria e prodhimit të birrës, aktualisht kap një vlerë prej 80 milionë euro dhe numëron rreth 3 mijë persona të punësuar. Për këtë qëllim, biznesi kërkon që të mos rritet më tej kostoja e tij.