E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet bilanci në Irak,165 të vdekur, 540 të plagosur

Vazhdon të rritet frikshëm bilanci i atentatit të dyfishtë që goditi mengjesin e së dielës bagdatin. Autoritetet thanë se këto sulme ishin ndër më të rëndat në vend, edhe pse situata ka qenë dhe vazhdon të mbetet e tensionuar për shkak të sulmeve të përgjakshme të ndërmara nga terroristët. Mëngjesin e së dielës një kamion bombë dhe një autobombë shpërhtyen, në një distance shumë të shkurtër kohore, vetëm pak minuta njëri pas tjetrti në qendër të kryeqytetit iraken. Bilanci i cili mbetet ende provizor tregon për më shumë se 165 të vdekur dhe 540 të plagosur. Ndërkaq qeveria irakene ka shpallur tre ditë zie kombëtare. Shpërthimi i parë ndodhi rreth orës 10. 30 sipas orës lokale, ose rreth orës 7.30 sipas orës sonë, në një kryqëzim ku përballen ministria e drejtësisë dhe ajo e punës, ndërsa shpërthimi i dytë ndodhi në seline e qeverisë provinciale në zonën Salhiyeh. Mediat shkruajnë se nuk është e qartë nëse autobombat janë aktivizuar nga atentatorë vetëvrasës. Për pasoje dhjetëra makina janë shkatërruar. Kjo ishte dita më e zezë në bagdat që nga 19 gushti, kur u vranë qindra njerëz nga një sulm që kishte si objektiv ministrinë e fianncave dhe atë të jashtme. Kryeminsitri iraken Nuri al-Maliki ka vizituar vendin e ngjarjes, por nuk ka dhënë deklarata. Sulmet ndodhën pak para mbledhjes se parashikuar të zhvillohej gjatës pasdites se të dielës ndërmjet liderve irakene, për të gjetur nje mareveshje lidhur me reformen elektorale, dhe të tjera cështje. Ndërkaq Presidenti Barack Obama ka dënuar dy sulmet me autobombë që shkatërruan Bagdadin qëndror të dielën duke thënë se ata paraqisnin axhendën e urrejtjes dhe shkatërrimit të sulmuesve. Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, tha se sulmet kishin si qëllim të minonin progresin që Iraku kishte bërë drejt stabilitetit. Këshilltari i sigurisë së Irakut, Doktor Moëaffak al-Rubaie tha s sulmet ishin tipike të Al-Kaedas. Sulmi i të dielës ishte sulmi më vdekjeprurës në Irak për mbi dy vjet ndërsa paraqesin një problem për presidentin amerikan. Ai kërkon që të gjithë trupat luftuese të largohen nga Iraku në fund të gushtit në përgatitje për një tërheqje të plotë ushtarake nga 2012. por nëse situata e sigurisë përkeqësohet, ushtria amerikane do të duhet të rishikojë afatin e largimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›