E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet çmimi i bukës,reagojnë qytetarët



KORçE - Rritet çmimi i bukës në qytetin e Korçës. Që nga dita e hënë, blerësit kanë paguar në furrat përkatëse 10 deri në 20 lekë më shumë. Shoqata e bukëpjekësve vendosi të rrisë çmimin duke e argumentuar me rritjen e çmimit të miellit dhe të energjisë. Banorët janë befasuar nga ky ndryshim, madje disa prej tyre reaguan duke kërkuar nga tregtarët apo pronarët e lokaleve që të verifikohet edhe pesha e bukëve 500 gramëshe. Tregtarët pohuan se buka në të gjithë vendin shitet me 60 lekë, ndërsa vetëm në Korçë ajo shitej me 50 lekë. Për këtë shkak, është menduar që edhe në Korçë, ajo të shitej me të njëjtin çmim si nëpër rrethe. “Shtrenjtimi i bukës ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimit të miellit nga 38 në 44 lekë por edhe me rritjen e çmimit të energjisë dhe të nivelit të taksave, të karburantit, etj”, u shprehën prodhuesit e bukës. g.a

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›