E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, vetëvritet 38-vjeçari



SHKODER - Vetëvritet me armë zjarri 38-vjeçari nga fshati Grudë e Re, në Shkodër. Sipas policisë, disa banorë kanë gjetur të vetëvrarë Agron Isufin në tokën që ishte pronë e tij. “Rreth orës 12:15, në fshatin Grudë e Re, në tokën që është pronë e familjes Isufi, 38-vjeçari i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri”, bëri të ditur policia e Shkodrës. Afër trupit të tij është gjetur edhe arma me të cilën viktima kishte vendosur të kryente aktin vetëflijues. Banorët e fshatit sinjalizuan policinë sapo konstatuan trupin e pajetë të bashkëfshatarit të tyre. Grupi hetimor, në bazë edhe të provave të siguruara, konstatoi se kishte të bënte me një vetëvrasje. Ende nuk është përcaktuar shkaku, por dyshohet që depresioni ta ketë shtyrë Isufin drejt këtij veprimi. r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›