E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkesa, Partizani do Superioren nga UEFA



Partizani shpreson ende të zërë një vend në Superiore dhe një gjë të tillë kërkon ta arrijë pas ndërhyrjes së UEFA-s dhe FIFA-s. Sipas administratorit të klubit, Paro Laçi u është dërguar një kërkesë zyrtare organeve ndërkombëtare, për të marrë masa në ndeshjet e trukuara, si Kamza-Turbina (10-0) dhe Elbasani-Bylis (8-4). Vendimi që pritet të merret nga ana e UEFA-s, do të japë verdiktin përfundimtar për fatin e të kuqve, nëse do e kenë shansin të militojnë në Superiore, apo të përgatiten për një tjetër sezon në Kategorinë Inferiore. “Kam dërguar dhe pritet që UEFA të sjellë një grup pune në Shqipëri për të shqyrtuar çështjen e Kamzës. Unë besoj se vendimi mund të na rindezë shpresat për të zënë një vend në Superiore. Ne jemi dëmtuar aq shumë nga padrejtësitë, por kot nuk thonë që: “I drejti zhytet, por nuk mbytet”. Ne jemi zhytur aq thellë, por shumë shpejt do ringrihemi sërish”, ka pohuar ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›