Elis Bakaj: Ja pse nuk e dua “Këpucën e Artë”
Elis Bakaj, fantazisti i Dinamos, ka treguar momentin e dëmtimit në derbi, si dhe arsyen pse ai nuk është sot shënuesi më i mirë i kampionatit të Kategorisë Superiore. Bakaj ka deklaruar se mes tij e Daniel Xhafajt nuk ka asnjë garë në ndeshjen e së mërkurës. “Unë e kam thënë dhe herë të tjera, po të ishte për ta marrë “Këpucën e Artë” nuk do të kisha kundërshtar dhe nuk do të më kapte askush. Në mbarim të fazës së dytë isha pesë gola përpara dhe po të kisha vazhduar me këtë ritëm në këto ndeshje, kur dihet se si i kanë bërë golat të tjerët, atëherë do ta kisha marrë javë përpara “Këpucën e Artë”, shpjegoi Bakaj. Për të është titulli i parë kampion në karrierë ndaj dhe fantazisti ndihet mirë, teksa ka pohuar: “Për ne si lojtar dhe si klub fitimi i titullit kampion është gjë e bukur. Ne jemi ekipi më i mirë i kampionatit dhe nuk besoj që në Shqipëri të ketë skuadër që në dy fazat e para të arrijë të sigurojë titullin kampion”, ka pohuar Bakaj.