Rritet çmimi i energjisë elektrike,faturat e reja për familjarët e biznesin
Nertila Maho
Nga 1 janari, faturat e energjisë elektrike, do të shtrenjtohen me 13 për qind. Enti Rregullator, vendosi dje rritjen e çmimit të energjisë për të tre operatorët në treg, prodhimin, transmetimin dhe shpërndarjen. Gazeta boton shembujt e shtrenjtimit të faturave për të gjithë konsumohet mujore, nga 300 deri në 700 kilovat orë në muaj. Ndryshe nga kërkesa e çekëve të OSSH, energjia do të paguhet sërisht me dy banda. Deri në 300 kilovatët e para të konsumit mujore, çmimi u rrit nga 7 lekë për kilovat në 7.7 lekë për kilovat. Ndërsa për bandën e dytë, mbi 300 kilovat, çmimi është rritur nga 12 lekë për kilovat në 13.5 lekë për kilovat. Nga vendimi i djeshëm i ERE, mbrohen vetëm furrat e bukës çmimi i të cilave rritet vetëm me 0.1 lekë. Të gjithë tarifat e tjera të energjisë rriten, për të gjithë llojet e konsumatorëve.
Administrimi
Edhe pse faturat paguhen për OSSH, një pjesë e madhe e çmimit të shtrenjtuar të dritave shkon për shoqëritë e administruara nga qeveria. Enti vendosi dje që çmimi me të cilin KESH tregton energjinë e prodhuar, të rritet nga 1.61 lekë për kilovat në 2.03 lekë për kilovat. Rritja është me 0.42 lekë, ose 25.5 për qind. Enti vendosi që edhe OST, për transmetimin e energjisë elektrike të përfitojë nga 0.5 lekë për kilovat, 0.6 lekë për kilovat. Pra 0.1 lek për kilovat, ose 20 për qind. Ndërkohë që tarifa mesatare e energjisë që tregtohet nga OSSH, është rritur nga 8.45 në 9,53 lekë/kilovat. Ritja është 1.08 lekë për kilovat ose 13 për qind. KESH dhe OST ja shesin energjinë OSSH, e cila e faturon te konsumatorët. Nga vendimi i djeshëm i Entit Rregullator, nga 1.01 lekë që i është bërë çmimit mesatar të energjisë, 0.52 lekë do shkojnë në favor të KESH dhe OST. Pra, gati gjysma e çmimit të miratuar dje nga ERE, shkon për të përmbushur kërkesat e kompanive që administrohen nga qeveria. Duket, pak kontradiktore, por janë kompanitë shtetërore që kanë diktuar rritjen e çmimit të energjisë.
Biznesi
Shumica e bizneseve do ta kenë më të shtrenjtë manaxhimin e kostove. Si rregull ekonomie, çdo detyrim i ri, që rrit koston e prodhimit, apo koston e shërbimit, do të pasqyrohet menjëherë në çmim. Me hyrjen në fuqi të tarifave të reja, çdo biznes do të rillogarisë kostot dhe do të rillogarisë edhe çmimet e tregtimit të produkteve dhe shërbimeve të veta. E thënë ndryshe, pothuajse të gjitha produktet do të kenë rritje. Kjo ishte edhe arsyeja që ERE, miratoi një rritje simbolike të çmimit të energjisë për furrat e bukës.
Shembujt e faturave
Kush shpenzon pak paguan më pak shtrenjtimin e energjisë elektrike. Në një llogaritje të thjeshtë, një familje që konsumon deri në 300 kilova orë në muaj, paguan aktualisht energjinë me 7 lekë për kilovat. Në fund të muajit, familja do të paguajë 2100 lekë energji. Faturës i shtohet edhe TVSH, me 20 për qind, dhe në total, pagesa për OSSH është 2520 lekë. Me çmimet e reja, një kilovat kushton 7.7 lekë.Në fund të muajit janar një familje që konsumon 300 kilovat, duhet të paguajë 2310 lekë energji. Kësaj shume is htohet edhe TVSH me 20% dhe në total fatura bëhet 2720. Pra shtrenjtimi i faturës me çmimet e reja, është 250 lekë në muaj, për familjet që konsumojnë 300 kilovat në muaj. Shtesa bëhet gati dysfish për familjet që konsumojnë 400 kilovat në muaj. Aktualisht për 300 kilovatët e parë çmimi është 7 lekë, ndërsa për kilovatët e tjerë mbi këtë bandë, çmimi është 12 lekë. Në fund të muajit familja paguan, bashkë me TVSH 20 për qind, faturën 3960 lekëshe. Me çmimet e reja, deri në 300 kilovat çmimi është 7.7 lekë, ndërsa për bandën mbi 300 kilovat çmimi është 13.5 lekë. Në total, familja që konsumon 400 kilovat në muaj, bashkë me TVSH 20%, do të paguajë 4392 lekë, ose 432 lekë më shumë. Për familjet që konsumojnë 500 kilovat, ndryshimi i çmimit e shtrenjton faturën nga 5400 lekë në muaj, në 6010 lekë në muaj, ose 612 lekë më shumë. Për familjet që konsumojnë 600 kilovat në muaj, shtrenjtimi është 792 lekë më shumë. Këto familje paguajnë aktualisht për 600 kilovatm 6840 lekë në muaj, ndërsa me çmimin e ri, do të paguajnë 7632 lekë në muaj. Ndryshimi i çmimit është më i madhpër familjet qëkonsumojnë deri në 700 kilovat në muaj. Me çmimin e ri, shtrejntimi është 972 lekë. Nga 8280 lekë në muaj që paguajnë për 700 kilovatë konsum, do të paguajnë 9252 lekë në muaj, pas 1 janarit.
llogaritja e konsumit
Fatura për 300 kilovat
ISHTE
300 kva x 7 lek
2100 lekë
TVSH 20 për qind
2520 lekë në muaj
BËHET
300 kva x 7.7 lekë
2310 lekë
TVSH 20 për qind
2720 lekë në muaj
NDRYSHIMI
250 LEKË MË SHUMË
Fatura për 400 kilovat
ISHTE
300 kva x 7 lekë
2100 lekë
100 kva x 12 lekë
1200 lekë
Në total 3300 lekë
TVSH 20 për qind
3960 lekë në muaj
BËHET
300 kva x 7.7 lekë
2310 lekë
100 kva x 13.5 lekë
1350 lekë
Në total 3600 lekë
TVSH 20 për qind
4392 lekë në muaj
NDRYSHIMI
432 LEKË MË SHUMË
Fatura për 500 kilovat
ISHTE
300 kva x 7 lekë
2100 lekë
200 kva x 12 lekë
2400 lekë
Në total 4500 lekë
TVSH 20 për qind
5400 lekë në muaj
BËHET
300 kva x 7.7 lekë
2310 lekë
200 kva x 13.5 lekë
2700 lekë
Në total 5010 lekë
TVSH 20 për qind
6010 lekë në muaj
NDRYSHIMI
612 LEKË MË SHUMË
Fatura për 600 kilovat
ISHTE
300 kva x 7 lekë
2100 lekë
300 kva x 12 lekë
3600 lekë
Në total 5700 lekë
TVSH 20 për qind
6840 lekë në muaj
BËHET
300 kva x 7.7 lekë
2310 lekë
300 kva x 13.5 lekë
4050 lekë
Në total 6360 lekë
TVSH 20 për qind
7632 lekë në muaj
NDRYSHIMI
792 LEKË MË SHUMË
Fatura për 700 kilovat
ISHTE
300 kva x 7 lekë
2100 lekë
400 kva x 12 lekë
4800 lekë
Në total 6900 lekë
TVSH 20 për qind
8280 lekë në muaj
BËHET
300 kva x 7.7 lekë
2310 lekë
300 kva x 13.5 lekë
5400 lekë
Në total 7710 lekë
TVSH 20 për qind
9252 lekë në muaj
NDRYSHIMI
972 LEKË MË SHUMË
Beqja: Rritja e çmimit thellon krizën ekonomike
Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqja, tha dje në një konferencë për shtyp, se “çmimi i energjisë po rritet, duke thelluar krizën ekonomike për çdo familje dhe biznes në Shqipëri, dhe se qeveria shqiptare jo vetëm ishte në dijeni të shtrenjtimit të saj, por edhe autore e këtij vendimi”. Sipas tij, “vendimi për rritjen e çmimit të energjisë është marrë kohë më parë se të përfundonte procesi i privatizimit të OSSH. Madje ky vendim gjendet edhe në anekset e kontratës mes palës shqiptare dhe ÇEZ”. \Sipas tij, e vërteta mbi implikimin famëkeq të qeverisë me rritjen e çmimit dhe thellimin e krizës u zbulua dje botërisht nga OSSH. “Sali Berisha me paturpësinë e saj na ka gënjyer e mashtruar të gjithëve. Turpi më i madh për këtë qeveri qëndron në faktin se përballë kërkesës për transparencë të popullit shqiptar dhe opozitës, ministrat e Sali Berishës heshtën duke u justifikuar se rritjen e çmimit e vendos Enti Rregullator i Energjisë”, u shpreh deputeti socialist Ilir Beqja.