E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet çmimi i karburanteve në tregun vendas

Çmimet e karburanteve kanë  shënuar rritje në tregun vendas. Kështu tregu i brendshëm i karburanteve ka filluar që të reflektojë rritje ndërkohë që në bursat ndërkombëtare, çmimet e arit të zi nuk kanë pësuar rritje krahasuar me periudhat e mëparshme, duke u kuotuar në 79 dollarë për fuçi.

Sipas  burimeve nga Shoqata e Hidrokarbureve, rritja e çmimeve të karburanteve është si rezultat i futjes në treg i depozitave që në bursë është blerë më 82 $ për fuçi, si dhe rritja e taksave portuale. Mësohet se çmimet e karburanteve në treg variojnë nafta nga 125-135 lekë për litër, ndërsa benzina nga 130-140 lekë për litër, kur në ditët e fundit të vitit që lamë pas nafta shitej me 125-130 lekë për litër, ndërsa benzina 130-136 lekë për litër. Një tjetër dukuri është se në disa pika karburantesh brenda qytetit edhe çmimet e karburanteve janë të ndryshme. Ndërkohë që pritet që çmimet e karburanteve do të pasqyrohen online. Kjo është risia më e fundit në kuadër të reformës Tatimore, e cila konsiston në bërjen trasparente të këtyre çmimeve për të dy palët, si bizneset dhe administratën. Burime nga drejtoria tatimore bëjnë të ditur se nga kontrollet që janë bërë, vetëdeklarimet si dhe informacione nga palët e treta, janë vendosur taksime mbi subjektet për çmimet e rritura, me qëllim respektimin e barazisë tatimore në këtë sektor.

Last Updated on E Shtune, 17 Prill 2010 18:54

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›