E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëri-Kosovë, forcohen urat e bashkëpunimit në shëndetësi

Shqipëria dhe Kosova përpiqen të forcojnë urat e bashkëpunimit edhe në sistemin shëndetësor. Ministri Petrit Vasili priti në një takimi ministrin e shëndetësisë kosovare Bujar Bukoshi ku deklaroi se ritmet e bashkëpunimit do të jenë më intensive në proçesin e reformimit të thellë

që kanë nisur të dy vendet në këtë sektor. Javët dhe muajt do të jenë provë e një transferimi tërësor të bashkëpunimit shëndetësor Kosovë-Shqipëri, ku praktikisht strukturat e njëri-tjetrit do të jenë pjesë e një sistemi të madh që fillon nga Tirana dhe shkon deri në Prishtinë. Pikërisht për këto çështje dhe ato që do të vijnë më pas do të jenë tema që do të zhvillohen me intensitet, është shprehur Vasili. Për ministrin Bukoshi, shkurtimi i distancës Tiranë-Prishtinë tashmë e rrit edhe më shumë mundësinë për të forcuar këmbimin e eksperiencave në fushën e shëndetësisë. Është në interesin tonë që të kursehet energji, mjete financiare dhe që mjekësia jonë të ecë përpara si një sistem. Mjekësia kosovare po përballet me probleme të mëdha dhe ne kemi shumë për të mësuar nga Shqipëria në konsolidimin dhe rimëkëmbjen e mjekësisë, deklaroi Bukoshi. Vizita e Bukoshit ka vijuar me zyrtarë të tjerë të shëndetësisë shqiptare.

Last Updated on E Shtune, 17 Prill 2010 20:17

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›