Ndalohen dy grabitësit, dhunuan çiftin në Sofratikë
20/03/2009 U morën dhe paratë
GJIROKASTËR - Policia e Gjirokastrës ka ndaluar mbrëmjen e djeshme gjatë operacionit të koduar “Notari” dy shtetas shqiptarë, pasi dyshohet si autorë të vjedhjes me dhunë në fshatin Sofratikë. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së qarkut Gjirokastrës, pohuan të enjten se, aksioni për ndalimin e dy shtetasve ka nisur rreth orës 15.00 në qytetin e Tepelenës dhe operacioni ka përfunduar në orët e vona të mbrëmjes. “Artan Rama, i datëlindjes 19 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Memaliaj (Tepelenë) dhe Kristo Ruçi, 16 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Mamaj (Tepelenë) në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me maska dhe nën kërcënimin e thikave, banesën e shtetasit Spiro Nasto në fshatin Sofratikë të rrethit Gjirokastër, ku kanë marrë 3000 lekë të reja dhe 50 euro”, thanë burime zyrtare, duke nënvizuar se, 19-vjeçari Rama në momentin që ka konstatuar policinë është larguar në drejtim të lumin Vjosë për të hedhur në ujë provat materiale. Po të njëjtat burime, theksuan se, gjatë veprimeve hetimore është bërë e mundur të zbulohet edhe veprat të tjera penale që janë konsumuar nga dy të rinjtë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.