E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denoncon për përdhunim shoferin e linjës

20/03/2009  E reja: Më dhunoi në mjet

SHKODER- Blutë e Shkodrës kanë shoqëruar dje një shofer furgoni, pasi një shtetase ka bërë ndaj tij denoncim për përdhunim. Sipas policisë, shtetasi i shoqëruar është 43-vjeçari A. B. shofer furgoni i linjës Tiranë – Shkodër. Të njëjtat burime sqarojnë se denoncimi në polici është bërë nga shtetasja me inicialet A. B., në moshë të re, lindur në Shkodër dhe banuese jashtë vendit tonë, pasi është e martuar me një shtetas të huaj. Gjatë marrjes në pyetje taksisti nuk e ka pranuar aspak kryerjen e një akti të tillë, por policia thekson se pritet raporti mjeko-ligjor për të saktësuar nëse denoncuesja apo taksisti kanë të drejtë. Shtetasja A. B. ka deklaruar në polici se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të së mërkurës pranë fshatit Bushat të Shkodrës. Sipas denoncueses, ajo ishte futur në furgonin e taksistit A. B. së bashku me disa shtetas të tjerë dhe janë nisur nga Tirana për të shkuar në Shkodër. Deri në Lezhë kanë qenë të gjithë pasagjerët, por më pas ata janë ulur dhe ajo ka mbetur vetëm me drejtuesin e furgonit. Gjatë rrugës shoferi ka ndalur makinën për të pirë një kafe dhe e ka ftuar dhe pasagjeren. Të dy së bashku kishin pirë kafen dhe më pas kishin vijuar udhëtimin. Deri në afërsi të Bushatit udhëtimi ka vijuar pa probleme, por aty drejtuesi i furgonit ka ndalur sërish mjetin e tij dhe ka përdhunuar pasagjeren, duke përfituar nga mungesa e pasagjerëve, errësira dhe ora e vonë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›