7 marsi Tafaj Pagat e mesuesve rritje dhe kete vit

Pagat e mësuesve do të rriten dhe gjatë këtij viti, por ende nuk ka detaje të këtij ndryshimi të pritshëm. Ministri i Arsimit pasi ka uruar festën e 7 marsit, ka bërë me dije se të gjithë mësuesit do të përfitojnë nga vendimet e qeverisë.
"Rritja e pagave ndodhi edhe në vitin 2010, një vit jo i lehtë buxhetor. Edhe në këtë vit, pra, viti 2011 ne do të kemi sërish rritje të pagave të mësuesve dhe të pedagogëve. Akoma nuk kemi detaje, ne vjet kemi bërë rritje 5-7 për qind. Besoj që këtë vit do të jetë rritje më e madhe", tha Myqerem Tafaj, ministër i Arsimit.
Cilësia e mësimdhënies dhe universiteteve do të jenë prioritet dhe për këtë vit. Reformat për këtë qëllim do të vijojnë. "Është plotësuar numri i nevojshëm i shkollave të larta në katër fushat kryesore që janë zgjedhur për rankim. Nuk mund të bëheshin të gjitha fushat, ishin e pamundur në kuadrin e një projekti. Ky është një projekt që do ti shërbejë në rradhë të parë informimit të studentit, po nuk është një akreditim. Akreditim është projekti i dytë dhe ai do të ndodhe brenda këtij viti. Do të ndodhë madje, në bashkëpunim me agjencitë e huaja, do të fillojë, e kam theksuar dhe njëherë dhe e ritheksoj me institucionet e arsimit të lartë privat", tha Tafaj.
Ministri Tafaj foli dhe për fondin e ekselencës dhe nismën Brain Gain. Sipas tij, ka favorizime financiare për shqiptarët që studiojnë jashtë dhe duan të punësohen në sektorin e arsimit në Shqipëri.
Florian Papadhimitri