Alarmi i specialisteve Sharra po shkon drejt mbushjes
Të njëjtin shqetësim se cfare do të ndodhë me venddepozitimin e Sharrës, pas disa vitesh e ngrejnë edhe përfaqësuesit e bashkisë së Tiranës. Ata thonë se rreth 800- 900 tonë mbeturina në ditë depozitohen në Sharrë, ndërkohë që landfilli grumbullon dhe mbeturina nga komunat.
"Mund të themi që ky landfill mund të operojë dhe për 3 ose 4 vjet pa futur dhe faktorin e riciklimit, me gjithë koperturën finale, mund të themi që mund të zgjasë rreth 5 vjet. Landfilli i Sharrës operon 24 orë në ditë, të dielë, të shtunë, festa nuk ka pushim. Pra, nëse të mbyllet venddepozitimi i Sharrës mendoni sa problem do jetë 1 mijë m3 në ditë të mos pastrohen në Tiranë", thotë Drilon Lleshi, menaxher i landfillit të Sharrës.
Në landfillin e Sharrës grumbullohen të gjitha llojet e mbetjeve, me përjashtim të atyre që klasifikohen të rrezikshme. Në këtë pikë punojnë eksperte të mjedisit të cilët merren me monitorimin e mbi 100 makinave që shkarkohen, në 24 ore. Përsa i përket gazit që clirohet nga mbetjet, ai digjet pasi deri tani nuk ka projekte, per ta ktheyr në energji.
"Bashkia e Tiranës ka ndërtuar 4 puse për kapjen dhe nxjerrjen e biogazit, të cilat për momentin nuk ka një investim për burime alternative energjetike që ta kthejmë këtë biogaz në energji dhe për mosndotjen e ambientit ne kemi bërë të mundur kapjen e biogazit dhe djegien e tij", thotë Lleshi. Vendgrumbullimi i Sharrës, është inaguruar në vitin 2007.
Edlira Sulejmani