Rritet ekonomia bie punesimi me 18 per qind
Qe nga viti 2005 ekonomia eshte rritur mesatarisht me 5.6 ne vit duke perfshire edhe ngadalesimin qe u regjistrua vitin e kaluar si pasoje e krizes globale. Prodhimi i brendshem i ekonomise eshte rritur sipas Ministrise se Financave me mbi 27 ne terma reale gjate ketyre 5 viteve. Sipas FMN-se kjo ka qene nje nga rritjet me te larta ekonomike ne rajon e udhehequr kryesisht nga kerkesa e larte e brendshme. Por edhe pse prodhimi i brendshem i ekonomise eshte rritur krahasuar me vitin 2005 me mbi 2.5 miliarde dollare te dhenat tregojne se paradoksalisht numri i te punesuarve ka rene. Ne vite normale pa goditje krizash nga jashte ekonomia shqiptare krijon mesatarisht 1-3 mije vende te reja pune. Perjashtim ben vetem viti 2007 ku rritja e forte e vendeve te punes mund te shpjegohet edhe me disa masa shtrenguese te qeverise per te ulur evazionin ne tregun e punes ku me e debatuara ka qene ajo e referencave qe caktonte numrin e punonjesve ne kompani. Nje dyshim ky qe nxitet edhe me shume nga fakti se vetem nje vit me vone ne 2008-en edhe pse Shqiperia shenoi nje rritje rekord ekonomike prej 7.8 numri i te punesuarve ra paradoksalisht me 18. Ne 5 vjet PBB-ja e vendit u rrit nga 9.18 miliarde dollare ne 11.7 miliarde. Ndersa per te njejten periudhe numri i te punesuarve ra nga 931 mije vete ne 899 mije. Nje tregues ky qe mund te deshmoje se jo te gjithe po perfitojne nga rritja ekonomike.
22 Shtator 2010