Rritet ndihma amerikane per Pakistanin

Administrita e presidentit Obama është duke planifikuar rritjen e mbështetjes për Pakistanin, shkruhej në numrin e sotëm të së përditshmes “Washington Post”.
Sipas artikullit, do të rritet ndihma ekonomike, ushtarake dhe ajo në fushën e inteligjencës, në vendin e përfshirë në një luftë të përgjakshme kundër talebanëve dhe al-Qaeda, në rajonet rurale pranë kufirit me Afganistanin.
Gazeta gjithashtu raportoi për pakënaqësinë e zyrtarëve të lartë amerikanë, të cilët i vlerësojnë përpjekjet e autoriteteve të Islamabadit për të luftuar terrorizmin si të pamjaftueshme.
Lajmi publikohet një javë përpara se zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden të ndërmarrë një vizitë zyrtare në vendin aziatik gjatë javës së ardhshme. Strategjia e luftës kundër terrorizmit pritet të jetë në qendër të bisedimeve dypalëshe.