Rritet numri i fëmijëve të braktisur në vend
Për këtë vit, deri tani janë braktisur 115 fëmijë.
Jonida Tashi
Rritet numri i fëmijëve të braktisur në vend. Vetëm për këtë vit, deri tani janë braktisur 115 fëmijë. Braktisja e fëmijëve për arsye të ndryshme është një fenomen që po kërcënon çdo ditë e më shumë shoqërinë shqiptare. Sipas të dhënave nga Shërbimi Social Shtetëror (SHSSH), gjatë nëntëmujorit të këtij viti janë pranuar gjithsej në institucione publike dhe jopublike, me vendim komisioni 115 fëmijë (67 fëmijë në institucionet jopublike dhe 48 fëmijë në institucionet publike). Ndërsa numri i fëmijëve të braktisur në vend po shkon drejt rritjes, birësimi i tyre po ecën në kah të kundërt. Të dhënat e SHSSH-së evidentojnë një numër të vogël birësimesh për vitin 2008, deri në muajin aktual. Sipas këtyre të dhënave, numri i birësimeve gjatë periudhës nëntëmujore është 21 fëmijë. Nga këta fëmijë, fati u ka buzëqeshur të gjejnë një strehës familjare 14 prej tyre, të cilët janë birësuar jashtë vendit, kurse 7 brenda vendit.
Statusi
Përfitimet nga statusi i jetimit janë të shumta, por në realitet ka ndodhur e kundërta me fëmijët e braktisur në vendin tonë. Numërohen më shumë se 6 mijë fëmijë jetimë në vend, që mungesën e dorës së ngrohtë të prindërve presin ta zëvendësojë shteti. Sipas të dhënave nga Shërbimi Social Shtetëror (SHSSH), gjatë nëntëmujorit të vitit 2008 janë trajtuar në 24 qendra ditore dhe 17 rezidenciale jopublike gjithsej 6354 fëmijë. Rreth 90 për qind e fëmijëve trajtohen në format alternative jorezidenciale të shërbimit. Ndërsa përsa i përket fitimit të statusit të jetimit, nga 6354 fëmijë të tillë, vetëm 91 prej tyre e kanë fituar këtë status. Një nga alternativat e mbrojtjes dhe përkrahjes për jetimët është ligji i tyre dhe përfitimet që ai sjell për ta. Ky është një nga objektet më të rëndësishme për mbrojtjen dhe mbështetjen sociale të këtij grupi vulnerabël. Statusi i jetimit jepet sipas dispozitave të Ligjit Nr. 8153, datë 31.10.1996. Sipas këtij ligji, “statusin” e përfitojnë të gjithë personat me moshë nga 0-25 vjeç që plotësojnë këto kritere: janë të lindur jashtë martese; nuk kanë gjallë asnjë nga prindërit e tyre; prindërve u është hequr e drejta prindërore me vendim gjykate; janë të braktisur nga të dy prindërit dhe që nuk njihet identiteti i tyre; statusin e jetimit e jep një komision që është pranë SHSSH-së, që mblidhet një herë në tre muaj. Sot, këtë status, e përfitojnë 845 persona nga të cilët 390 janë femra.
Përfitimet
Në të shumtën e rasteve përfitimet që jetimëve ia përcakton statusi i tyre u mohohen nga shteti. Të paktën kjo është ajo që pohohet nga vetë personat që e mbajnë këtë status. Vendosja me precedencë të tyre në institucionet e përkujdesit social është e vetmi përfitim i realizuar nga institucionet përkatëse për jetimët. Kurse përfitimet e tjera, që janë përcaktuar në statusin e jetimit, janë ende larg zbatimit në praktikë. Disa nga këto përfitime të parealizuara janë: prioritet në punësim dhe strehim; të drejtë studimi sipas prirjeve dhe aftësive; bursë të plotë nga shteti; trajtime me veshmbathje për tërë vitet e shkollimit; ndihmë ekonomike kur pasi mbaron shkollën nuk ka filluar punë; mjekim shëndetësor, dentar dhe medikamente falas nga shteti; udhëtim falas me mjetet e transportit publik dhe privat, kur nuk janë në punë; trajtim me përparësi nga shteti kur ka mundësi të emigracionit të organizuar nga shteti për qëllime punësimi.
Një pikë mjaft problematike për ta mbetet edhe çështja e strehimit. Sipas ligjit, strehimi i tyre duhet të bëhet me përparësi nga shteti, pasi për ta duhet të jepen nga shteti kredi afatgjata sipas Ligjit 8030 datë 15.11.1995.
Kodi i Punës, Ministria ndërmerr nismën për ndryshimin e tij
Kodi i Punës pritet që së shpejti të pësojë disa ndryshime. Ministria e Punës ka vendosur të ndërmarrë nismën për të ndërhyrë në përmirësimin e këtij Kodi. Kjo nismë, sipas ministrit Duro është ndërmarrë edhe në kuadër të Planit Kombëtar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit. Ministri i Punës, gjatë një takimi me një ekip të Bankës Botërore në kuadër të projektit “Të bësh biznes”, ka folur për reformat e parashikuara dhe të kërkuara, në kuadër të këtij projekti, veçanërisht në procesin e punësimit. Ministri u bëri me dije përfaqësuesve të Bankës Botërore se shumë shpejt, Ministria e Punës do të ngrejë një grup pune për rishikimin e Kodit të Punës, në të cilin do të bëjnë pjesë specialistë të së drejtës së punës në vend, përfaqësues të partnerëve sociale, si dhe një ekspert i Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO). Raporti i përvitshëm i Bankës Botërore “Të bësh Biznes” vëren elementet që duhet të përmirësohen në kodin tonë të punës. Sipas këtij raporti në Kodin e Punës nevojitet fleksibilitet më i madh në hartimin e kontratave të punës, në përcaktimin e pushimit javor, rishikim i afateve të njoftimit për pushimet kolektive si dhe mënyrën dhe nivelin e pagesave të papunësisë.
27 Nentor 2008