Zgjedhjet, Prenci: Policia korrekte e profesionale
Drejtori i Policisë së Shtetit, Prençi vlerësoi korrektësinë dhe profesionalizmin që punonjësit e policisë treguan në zgjedhjet e së dielës, ndërsa u shpreh edhe për një vlerësim nga vëzhguesit.
TIRANE- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi vlerësoi performancën e strukturave të policisë, të angazhuara gjatë procesit zgjedhor të 28 Qershorit.
Prenci vlerësoi korrektësinë dhe profesionalizmin që punonjësit e policisë treguan në zgjedhjet e së dielës, ndërsa u shpreh edhe për një vlerësim nga vëzhguesit vendorë dhe ata ndërkombëtarë.
Gjatë një takimi me drejtuesit e policive në Qarqet e vendit dhe ata Rajonal të Policisë Kufitare e Migracionit, Prenci vlerësoi rëndësinë, mbështetjen dhe bashkëpunimin me Prezencën e OSBE-së, Misionit PAMECA III, Programin ICITAP, KQZ-së dhe Prokurorisë së Përgjithshme, lidhur me trajnimin e rreth 5500 punonjësve të policisë të të gjitha niveleve, të angazhuar gjatë procesit zgjedhor.
Gjithashtu, drejtori i përgjithshëm i Policisë ka falënderuar drejtuesit e policisë, pjesëmarrës në takim, dhe u ka kërkuar ti transmetojnë falënderimet të gjithë punonjësve të policisë që u angazhuan në procesin zgjedhor, dhe që me korrektësinë, profesionalizmin dhe përgjegjshmërinë që treguan gjatë realizimit të detyrave, bënë që Policia të vazhdojë të vlerësohet me konsiderata të larta nga vëzhguesit vendorë dhe ata ndërkombëtarë.
Gjatë ditës së zgjedhjeve, policia e shtetit ka realizuar 22 ndërhyrje për të stabilizuar situatat në Qendrat e Votimit dhe në Vendet e Numërimit të Votave me vendim të Komisioneve të Qendrave të Votimit dhe të Komisioneve Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve.
(e.n/BalkanWeb)