Slloveni arrestohet lideri i opozites

Lideri i opozitës sllovene arrestohet nën akuzën për korrupsion në ndërtimin e një kompleksi sportiv. Zoran Jankoviç, është mes 5 personave të arrestuar nën dyshimet për korrupsion miliona dollarësh. Policia bastisi shtëpinë e Zoran Jankoviç dhe zyrën e tij, në kryeqytetin e Sllovenisë në Ljubjanë. Policia po ashtu arrestoi dhe djalin e tij biznesmen Jure Jankoviç.