Deri në fund të vitit mbi 700 mijë refugjatë

Numri i refugjatëve në Siri është duke u rritur çdo ditë e më shumë. Sipas UNHCR-së, ky numër deri në fund të vitit do të rritet deri në 700 mijë.
Deri më tani, rreth 300 mijë refugjatë kanë lënë Sirinë, shumica e tyre janë vendosur në kampet e Turqisë, Lebanonit dhe Jordanit.
Ndërsa, gjatë gjithë këtyre muajve të konfliktit sipas të dhënave e mërkurja ka qenë më e përgjakshmja, ku rreth 305 njerëz janë vrarë.
Rami Abdel Rahman, vëzhgues për të drejtat njeriut nga Siria, ka thënë për BBC se nëse do të mund të identifikohej vdekja e të gjithëve, atëherë numri i të vdekurëve do të mund të jetë edhe më i madh.