Rritet numri i viktimave në Filipine

Numri i të vdekurve nga vërshimet dhe rrëshqitja e tokës në Filipine është rritur në rreth 550.
Kryqi i Kuq tha se 497 persona kanë vdekur dhe më shumë se 160 janë të zhdukur si pasojë e stuhisë tropikale, i cila goditi Filipinet jugore të premten mbrëma.
Kryqi i Kuq paralajmëroi se ka gjasa të konfirmohen edhe më shumë viktima. Dhjetëra mijëra njerëz janë strehuar në qendrat e evakuimit.