Rritja e çmimeve, asnjë masë për stimulimin e prodhimit vendas
Ekspertët e ekonomisë, thirrje qeverisë për masa antiinflacioniste. Indeksimi i pagave dhe zhvillimi i bujqësisë, dy prej kërkesave kryesore
Ervin Koçi
Ekspertët e ekonomisë i kanë bërë thirrje edhe një herë qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë që të nisë nga marrja e masave antiinflacion para një krize të mundshme urie. Përfaqësuesit më të njohur të ekonomisë kanë kërkuar menjëherë marrjen e masave paraprake për të lehtësuar situatën inflacioniste të krijuar në vend. Sipas tyre, në mënyrë të menjëhershme qeveria duhet të bëjë indeksimin e pagave dhe zhvillimin e sektorit të bujqësisë në vend. “Qeveria përpara se të prezantojë buxhetin suplementar, duhet të mendojë për efektet e kësaj situate, çka do të thotë ndërtimi i politikave që të stimulojë prodhimin vendas dhe të japë më shumë siguri sidomos për prodhimin bujqësor”, - ka deklaruar për mediat eksperti i ekonomisë, Zef Preçi. Gjithashtu Preçi ka deklaruar se qeveria duhet të bëjë edhe indeksimin e pagave për buxhetorët si dhe të shtojë masat sociale për shtresat në nevojë. Të njëjtin mendim me Preçin ka ndarë edhe Shkëlzen Marku, një ekspert tjetër i ekonomisë, i cili ka theksuar se, “ajo çka duhet të bëjë qeveria është që të plotësojë nevojat e tregut në vend dhe pastaj të tentojë tregun e gjerë”. Sipas tij, “në shumë zona të Shqipërisë ka shumë kapacitete të prodhimit, por vështirësia është nxjerrja e këtij produkti në treg, gjë e cila pengon fermerët të shtojnë prodhimin”.
Çmimet
Banka e Shqipërisë parashikon rritje të mëtejshme të çmimeve të mallrave të konsumit. Ekspertët e institucionit mbikëqyrës bankar kanë evidentuar në deklaratën e fundit për rreziqet në sistemin financiar, se “shkak për shtrenjtimin e kostos së jetesës në vend do të bëhet jo vetëm ndikimi i luhatjes së bursave ndërkombëtare, por edhe niveli i lartë i investimeve të parashikuara këtë vit nga qeveria”. BSH-ja ka evidentuar se ky vit karakterizohet nga parashikimi i një buxheti qeveritar me përmasa të konsiderueshme. Në të njëjtën kohë, për shkak të nevojës për të financuar disa investime të rëndësishme për ekonominë e vendit, deficiti buxhetor parashikohet të rritet. Këto dy zhvillime, do të rrisin presionet inflacioniste në ekonomi.
Inflacioni
Sipas Bankës së Shqipërisë, efekti i presioneve inflacioniste për vitin 2008 pritet të jetë i administrueshëm, nëse realizohen objektivat për të orientuar një pjesë të rëndësishme të shpenzimeve në projektet e mëdha të infrastrukturës, jo vetëm për në fund të vitit. Por edhe nëse realizohet një shpërndarje më e mirë në kohë e të ardhurave dhe e shpenzimeve të përgjithshme përsëri presionet mbeten në ekonomi. Por, eksperienca e viteve të fundit dhe veçanërisht e 2007-s tregoi se qeveria ka pak gjasa për t’i realizuar brenda afateve të parashikuara investimet publike. Ato përqendrohen kryesisht gjatë muajve të fundit të vitit, duke shkaktuar kështu presione rritëse në inflacionin brenda vendit. Ndërkohë ekspertët e ekonomisë thonë se qeveria më tepër se çdo vit tjetër këto miniinvestime këtë vit do t’i lërë apostafat për në fund të vitit, edhe për shkak të fushatës zgjedhore që është në vitin 2009.
22 Prill 2008