E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritja e çmimit të naftës, Rumania në protestë

Të pakënaqur me rritjen e çmimeve të benzinës, shoferët rumunë kanë dalë me një formë të re proteste, e cila e ka çuar biznesin në pikat e karburantit, në një ndalim anembanë vendit. Shoferët mblidhen me shumicë dhe shkojnë në një pikë karburanti, ku pompojnë sasi të vogla benzime dhe paguajnë duke përdorur monedha të vogla. Protesta filloi si një incident i izoluar, por shpejt doli në pah nëpërmjet rrjeteve shoqërorë. Çmimet janë rritur 24.4% gjatë disa muajve të fundit. Shoferët rumunë tani duhet të paguajnë rreth 1.17 euro për litër, një sasi e barabartë me shumë vende europianë perëndimorë, edhe pse pagat e tyre janë shumë më të ulta. Autoritetet rumune thonë se nuk kanë asgjë se çfarë të bëjnë, nëse ndërmarrjet e naftës nuk arrijnë një marrëveshje si kartel. Ndërmarrjet e naftës, ndërkohë, thonë se çmimet janë rezultat i zhvlerësimit të monedhës rumune ndaj dollarit, taksës mbi vlerën e shtuar të verës së kaluar dhe kostove më të larta të karburantit standard prej Euro. "Jemi të ndërgjegjshëm se kemi pak shanse për t'i ulur çmimet përsëri, por së paku mund t'i detyrojmë ata që të mendojnë dy herë, kur duan t'i rrisin ato. Kjo shthurje e pafrenueshme duhet të ndalojë", i tha SETimes një protestues me emrin Tiberiu. "Kultura e protestës nuk është vërtet e njohur për rumunët, por ndoshta kjo është koha e duhur, që së paku të bëjmë të dëgjohen zërat tanë", shtoi ai.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›